E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Kemi pyetur 60 banore dhe punetore

Grupi hetimor i ngritur nga prokuroria e Tiranes dhe ajo e Durresit, me urdher te Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, ka marre ne pyetje deri diten e djeshme mbi 60 persona ne lidhje me tragjedine ne Gerdec. Te pyeturit mesohet se jane banore, punetore dhe ish-punetore te fabrikes se cmontimit. Burime zyrtare nga organi i akuzes thane se ata jane pyetur ne cilesine e personit qe kane pasur dijeni ne lidhje me ngjarjen. Ne deklarimet e dhena, personat e pyetur nga ana e organit te akuzes kane bere te ditur se nje prej familjareve ka qene i regjistruar ne fabrike. Nderkohe qe per te arritur normen ne fundjave, kur nuk shkonte pjesetari i familjes, zevendesoheshin nga pjesetare te tjere, si bashkeshortja se bashku me femijet. Nderkohe qe nga deshmite e dhena nga ana e banoreve te fshatit, ne fabrike diten e ngjarjes ka pasur edhe femije. Burimet bene te ditur se deri tani kane rezultuar qe ne ndermarrje te kene qene per pune persona te tjere, te cilet nuk ishin te regjistruar ne listen e publikuar prej firmes "Alb Demil".
Por edhe firmat e hedhura ne kontraten e dyte midis paleve do t'i nenshtrohen nje ekspertize nga Instituti Shkencor. Burime nga prokuroria bejne te ditur se firma e hedhur ne kontraten e dyte nga perfaqesuesi amerikan i kompanise "Southern Ammunition", me nenshkrim te pronarit te saj, Patrick Henry, do t'i nenshtrohet nje ekspertize, me qellim vertetimin nese eshte origjinale apo e falsifikuar. Dyshimi per firmen e hedhur ne kontraten e dyte nisi pas deklarimeve te dhena per "Zerin e Amerikes" nga nje prej perfaqesuesve te firmes ne Karolinen e Jugut, se kontrata ka mbaruar me palen shqiptare ne dhjetor te vitit 2007 dhe se nuk kishte te bente me demontimin e predhave ne Gerdec. Perfaqesues te kesaj kompanie me qender ne Karolinen e Jugut, kane shpjeguar dy dite me pare se kontrata me Ministrine e Mbrojtjes te Shqiperise ishte lidhur ne prill te vitit 2007, per te cmontuar municione te kalibrit te vogel dhe kishte perfunduar ne dhjetor te po ketij viti.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›