"Demshperblim per shtepite e rrenuara"
Artan Cena
Banoret e Vores si dhe te fshatrave te perfshire nga shperthimi tragjik i 15 marsit kane dale dje perseri ne proteste per te kerkuar te drejten e tyre, deshmperblim dhe heqjen e depozitave te gazit, qe jane vendosur ne afersi te banesave. Gjate tubimit, rreth ores 11:00, ata kerkuan jo me doreheqje te qeveritareve, por thjesht largimin e depozitave nga vendi ku jane momentalisht, duke shpjeguar se, nese ato do te shperthenin, do te ishte nje katastrofe me e madhe se kjo qe ndodhi. Vetem 300 metra larg autostrades Tirane-Durres dhe 1 km larg vendit ku ndodhi shperthimi ne Gerdec te Vores, ndodhen dhe rreth 10 depozita. Grupi i banoreve ka kembengulur gjithashtu per nje demshperblim te te gjithe objekteve te shkaterruara. Dje ka qene edhe dita e dyte e protestave, ndersa ngjarja e rende ka sensibilizuar banoret per te ngritur zerin ndaj rrezikut te shperthimit te depozitave.
Protesta
Te mbijetuartit e tragjedise se Gerdecit kane shmangur kerkesat per doreheqje te Kryeministrit, duke kaluar dje ne kerkesa me konkrete per situaten. Nje prej thirrjeve ishte dhe gjetja e trupave te zhdukur, qe mund te jene nen germadha. "Pervec gjetjes sa me shpejt te te humburve, kerkojme edhe kompensimin e demeve materiale dhe ruajtjen e atyre pak gjerave qe i kane mbijetuar tragjedise", thane ata dje per gazeten "KJ", gjate protestes qe zgjati vetem 30 minuta. Policia ka mbikeqyrur levizjet e grupit te protestuesve ne qender te qytezes se vogel, ndersa eshte shmangur bllokimi i trafikut nga efektivet. Banoret e Gerdecit, Marqinetit dhe Vores jane mbledhur prane autostrades Tirane-Durres. "Kerkojme te mbrojme pasurine, po na e plackisin", ishin thirrjet e banoreve te mbijetuar nga tragjedia e shperthimit te depos se municioneve. Nderkohe, policia dhe ushtria kane deklaruar zonen e shperthimit ne Gerdec ende nje rrezik per shkak te shperndarjes se lendes plasese dhe per kete arsye nuk kane lejuar banoret t'ju afrohen shtepive te tyre. Te mbijetuarit e tragjedise dhe te afermit e tyre jane shprehur se do te vazhdojne te protestojne, derisa te hyjne ne fshatin e shkaterruar dhe te mbledhin cfare ka shpetuar nga shperthimi i kater diteve me pare. Sipas deklarimeve te banoreve te zones u jane demtuar dhe vjedhur dhe ato pak gjera qe kane mbetur pas ngjarjes, ndaj kerkojne me cdo kusht te hyjne ne fshat. "Kerkojme me cdo kusht hyrjen ne Gerdec, per te marre plackat e trupit, pasi kemi dhe femije te vegjel e nuk mund te sigurojme as kushtet minimale te jetes qe pas dites se shperthimit", u shprehen ata.
Masat
Policia e kryeqyteti, qe gjendet ne gatishmeri numer nje, ka zbarkuar ne qytetin e Vores, per te parandaluar ndonje akt te paligjshem. Uniformat blu kane rrethuar te gjithe zonen dhe mbajtur nen kontroll turmen e banoreve te Gerdecit dhe te afermve te tyre, te cilet kane protestuar per ore te tera. Diten e pare, ata jane drejtuar nga zv/drejtori Gjergj Jorgo, nderkohe qe diten e djeshme numri i uniformave blu ka qene ndjeshem shume me i madh. Mbi 20 furgone ishin prezent ne bashkine e Vores, duke mbajtur nen kontroll protesten, e cila dje ka pasur kerkesa ekonomike e jo politike. Burimet nga policia bene te ditur se, "nuk eshte shenuar asnje incident, pasi forcat e derguara ne vendin e ngjarjes nuk kane perdorur ne asnje moment forcen per te zmbrapsur turmen". Efektivet kane krijuar nje kordon per te mos lejuar hyrjen e banoreve ne zonen e minuar. Edhe pse mes thirrjeve ne kor te tubuesve, uniformat blu jane perpjekur per t'i qetesuar dhe te shmangnin konfrontimet e nje dite me pare. Pas mese 30 minutash banoret jane terhequr duke u shprehur se do te dalin perseri. Protesuesit jane shperndare paqesisht duke thirrur per demshperblime, marrje te masave nga shteti per situaten dhe gjetjen e personave te humbur gjate shperthimit katastrofik ne zone.
4
Pika te shitjes se gazit ndodhen ne zonen e Vores, si dhe te fshatrave perreth ku ndodhi dhe tragjedia. Sipas banoreve, nese keto pika shperthejne, katastrofa do te jete me e madhe se e Gerdecit