Prokuroria, Kuvendit: Duam imunitetin e Hajrullah Paturrit
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Parlamentit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Republikane, Hajrullah Paturrit. Kërkesa do t‘i dorëzohet Kuvendit brenda dy ditësh. Paturri akuzohet për veprën penale të "goditje për shkak të detyrës", pasi goditi gjyqtarin e Federatës së Futbollit, Shkëlqim Guçen, gjatë një takimi futbolli në Fushë-Krujë. Prej disa javësh dosja penale ndaj ligjvënësit ndodhet në akuzën qendrore, e cila ka verifikuar të gjitha faktet dhe dëshmitë, nga ku ka rezultuar se deputeti ka shkelur ligjin. Hetuesit e Ina Ramës kanë marrë në pyetje futbollistë, gjyqtarë, si dhe zyrtarë të FSHF-së, të cilët kanë vërtetuar se gjyqtari i takimit të futbollit, Iliria-Albpetrol është goditur me mjete të forta dhe për pasojë ka pësuar plagë të rënda. Akuza vërtetohet edhe nga raporti mjeko-ligjor, i cili ka saktësuar pretendimet e gjyqtarit Guçe. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se të gjitha faktet e mësipërme përbëjnë vepër penale dhe për këtë qëllim kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetit Hajrullah Paturrit për t‘u përballur me hetimin dhe më pas me gjykimin, ku priten edhe sanksione ligjore, të cilat fillojnë me gjobë dhe përfundojnë me burg. Por, tashmë "topi" ka kaluar në gjysmëfushën e Kuvendit, të cilit i duhet të verifikojë njëherazi pretendimet e organit të akuzës për dy deputetët e Partisë Republikane.
Disa javë më parë, deputeti i Fushë-Krujës, Paturri, ka dalë në një konferencë për shtyp në Kryesinë e Kuvendit në lidhje me një incident gjatë një takimi futbolli në Fushë-Krujë, ku u rrahën në mënyrë barbare arbritrat e ndeshjes dhe lojtarë të skuadrës së Albpetrolit dhe një ndër të akuzuarit kryesorë për këto akte ishte vetë deputeti i zonës. Deputeti Paturri, para gazetarëve, ka pranuar me "trimëri" se kishte qenë ai që kishte dhunuar në mënyrë barbare gjyqtarin Shkëlqim Guçe. "Po, unë e rraha arbitrin!" - tha ai në konferencën për shtyp. Ligjvënësi, disa ditë pas konferencës, nëpërmjet një letre i ka kërkuar falje të dhunuarve, duke shprehur keqardhje të thellë. Megjithatë, veprimi i deputetit është cilësuar nga kryeprokurorja Ina Rama si shkelje e ligjit.