E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes Nëndetëset në shitje, pasi rrezikojnë mbytjen

Autori i Lajmit: Redaksia

Shqipëria do të shesë dy nga katër nëndetëset e saj të mbajtura par “ftohjes” me Bashkimin Sovjetik (1961), në një përpjekje për ti shpëtuar ato nga mbytja në bazën e Pashalimanit. Moska vendosi një vazë nëndetësesh në Shqipëri në vitet 1950 në detin Adriatik dhe Jon pranë Vlorës. “Ne jemi të frikësuar se ato mund të zhyten edhe më thellë në det. Kjo është arsyeja pse është vendosur të kryhet procedura e shitjes së tyre”, citon Reuters zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë. “Një prej nëndetëseve është zhytur tashmë”, tha ai. Projekti është ose për shitjen e nëndetëseve ose dërgimin e tyre në një muze për të ekspozuar vlerën historike. Nëndetëset tani janë ndryshkur dhe janë jo funksionale, kanë mbetur për muze, citohet Ministria e Mbrojtjes. Me një vendim të datës 3 mars 2010 Qeveria ka miratuar shitjen e për skrap dy nëndetëseve “Tufani” dhe “Vetëtima”. Kjo shkaktoi reagimet e ushtarakëve, të cilët kanë nostalgji për kohën që kanë kaluar me këto nëndetëse vite më parë, dhe disa prej tyre reaguan duke u shprehur se ato duhet të lihet për në muze. Por, Ministria e Mbrojtjes pohon se aktualisht ato janë shkatërruar dhe nuk mund të shërbejnë as për në muze, prandaj është vendosur shitja e tyre për skrap. Gjatë vitit 2007 dhe në fillimin e vitit 2008 është ngjallur shumë interesi nga të huajt për katër nëndetëset. Një kërkesë e artikuluar zyrtarisht ishte edhe ajo që erdhi nga Çekia, e cila prej disa kohësh po punon për ndërtimin e një muzeu me pajisje ushtarake të kohës së Luftës së Ftohtë. Ministrja e Mbrojtjes e Çekisë ka biseduar me homologun e saj shqiptar, ish-ministrin Fatmir Mediu për këtë çështje.

Ky lajm është publikuar: 25/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›