Kanabisi, Berisha: “Të paguhen spiunët e trafikantëve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Duhet që vendoset masë dëmshpërblimi për të gjithë denoncuesit e sipërfaqeve të mbjella me kanabis sativa. Kjo ka qenë një nga masat që Kryeministri Berisha përmendi si të domosdoshme në kuadrin e luftës anti-kanabis, gjatë fjalës së tij në një konferencë për analizimin e rezultateve të planit të veprimit kundër kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Berisha, i tha kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, që të vihet në zbatim ligji për ndëshkimin e vendorëve që fshehin veprimtarinë e kultivimit të lëndëve narkotike.
Kundër vendorëve
“Këtë vit të hapet një kapitull i ri në luftën kundër kanabisit, pasi kultivimi i drogës mbetet problem madhor për vendin tonë”, ka thënë kryeministri. Ai ka shtuar më pas se gjithsesi, mundësia për çrrënjosjen e mbjelljes së kanabisit është reale dhe se për këtë duhet fiksuar tek të gjithë ideja se “ai që mbjell kanabis në oborr, bën krim dhe duhet të dënohet”. “Ka komuna që janë bërë të famshme për drogën dhe ndërkombëtarët i njohin ato. Por drejtorë të policisë së Gjirokastrës dhe Durrësit, etj, duhet të zbatojnë ligjin edhe ndaj vendorëve se nuk kemi përse të damkosim vendin”, tha ai. “Qeveria është e gatshme tu mbështesë me projekte, - u tha ai vendorëve, - dhe nëse e zbaton ligjin, nuk i shkon më mendja për kanabis askujt”, përfundoi Berisha.
Drejtori Burgaj
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka raportuar shifra në rënie të trafikut të drogës dhe kultivimit të lëndëve narkotike në tërësi në terrorin shqiptar. Sipas tij, kjo shifër ka rënie në nivelin rreth 14 për qind, gjatë vitit të kaluar. “Zonat më të prekura nga ky fenomen janë disa komuna në rrethin e Shkodrës, disa në Durrës, ajo e Lazaratit në Gjirokastër si edhe komuna të tjera në rrethet e Fierit dhe Vlorës”, vuri në dukje, kreu i Policisë së Shtetit. Duke dhënë shifra konkrete për luftën anti-kanabis, Burgaj bëri me dijeni se gjatë vitit të kaluar në aksionet anti-kanabis janë angazhuar 120 automjete policore si dhe janë kryer 25 monitorime nga ajri dhe toka. Në kuadrin e luftës anti-kanabis të realizuar nga forcat e policisë, ai shtoi se numërohen mbi 200 raste të identifikuara kultivimi, në 45 prej tyre janë kapur autorët, ndërsa janë asgjësuar mijëra kilogramë kanabis etj.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010