Samiti i PPE Berisha niset në Bruksel
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Berisha është nisur sot pasdite drejt Brukselit, për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të zhvillohet nesër në mjediset e Akademisë Mbretërore të Belgjikës. Lajmi bëhet me dijeni nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave, në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm personalitete të larta evropiane si presidenti i PPE, Vilfried Martens; presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso; presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy; presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Busek. Por do të jenë njëkohësisht pjesëmarrës edhe 13 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian, si Angela Merkel, Francois Fillon, Silvio Berlusconi, Donald Tusk, Fredrik Reinfeldt, Jan-Peter Balkenende, Traian Basescu, Boyko Borisov, Valdis Dombrovskis, Laurence Gonzi, Jean-Claude Juncker, Joseph Daul etj.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010