E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në Tiranë, një i vdekur tre plagosen

Autori i Lajmit: Redaksia

Policia e kryeqytetit tha se ka arrestuar autorët e dy aksidenteve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë me pasojë plagosjen e tre personave dhe vdekjen e një tjetri. Avni Gaxha, 43 vjec, duke drejtuar automjetin tip “Benz mikrobuz”, me targë TR 6278 F, në autostradë në drejtim lëvizje Vorë - Tiranë, në afërsi të mbikalimit Kashar, ka goditur nga pas automjetin tip “Astra” Betoniere, me targë TR 4237 J, që drejtohej nga shtetasi Gëzim Doda. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që ndodheshin në këtë mjet. Gjithashtu është realizuar arrestimi në flagrancë i Florent Elezit, 23 vjeç. Ai duke drejtuar automjetin tip “Audi A4” me targë TR 3627 M, në rrugën me drejtim lëvizje nga Kombinati për në qendër Tiranë, ka aksidentuar këmbësoren 68-vjeçare Metie Shahin Sefa. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, ndërsa e dëmtuara me një mjet të rastit është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe rreth orës 19.30, ka gjetur vdekjen”, sqaroi policia.

Ky lajm është publikuar: 25/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›