Prokuroria: Meta e Prifti, pa imunitet

Një dite pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi kuvendit heqjen e imunitetit për kreun e LSI-se Ilir Meta dhe deputetin Dritan Prifti, ish zëvendëskryeministri dhe aleati kryesor i Berishës ka deklaruar se është i gatshëm te hetohet për video-skandalin. Gjate një deklarate për mediat, kreu i LSI i kërkoi kryetares se kuvendit Topalli qe te autorizoje pa procedure parlamentare lënien e imunitetit vullnetarisht prej tij. ?Me qëllim që të çmontohen akuzat televizive ndaj personit tim, në emër të opinionit publik, i kërkoj zonjës Topalli vazhdim të deklarimit tim për dhënien e imunitetit në mënyrë vullnetare, që ta autorizojë atë pa procedurë parlamentare, në mënyrë që Prokuroria të mos ketë asnjë justifikim për detyrime ligjore?. Ish zv/ kryeministri dhe ministri i Energjetikes Meta pretendon se videoja e publikuar nga Dritan Prifti është montazh për ta sulmuar politikisht atë. Është një proces politik, i bazuar në akuza politike, megjithatë, unë kam treguar gjithmonë se jam nga ata politikanë që e lënë imunitetin me dëshirë, që kanë kurajë për t?u ballafaquar me ligjin dhe të jeni të sigurt se gjithçka do bëhet me transparencë. Nëse ekziston materiali origjinal, atëherë do të jetë më e lehtë për të çmontuar akuzat. Për video skandalin ku pretendohet se ilir meta i kërkonte vartësit te tij, ish ministrit te ekonomisë prifti, favore për kompani e individë te ndryshëm, po hetojnë edhe eksperte amerikane.
Shpërndaje