E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster kapet me arsenal armesh zjarri ne banese

Informacionet e grumbulluara ne rruge operative per disa arme zjarri te fshehura ne nje banese ne fshatin Libohove ne Gjirokaster si dhe kercenimi i fqinjes se tij me arme ka cuar ne nje kontroll te befasishem per sekuestrimin e tyre si dhe ndalimin e autorit. Shpetim Beqo 50 vjec nga Libohova eshte ndaluar nga specialistet dhe agjentet e Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster rreth ores 20.00 te se enjtes me akuzen e Prodhim dhe mbajtie pa leje te armeve dhe municioneve luftarake si dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te gjahut dhe ato sportive. Lajmi eshte bere i ditur dje nga zedhenesi i Drejtorise se Policise se Gjirokastres Gentian Mullai sipas te cilit nga kontrolli ne banesen e ketij shtetasi u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri e kalibrit 7.62 si dhe municione luftarake fisheke luftarake. Gjithashtu mesohet se po nga kontrolli i metejshem i zhvilluar ne kete banese u gjeten dhe u sekuestruan edhe 2 arme gjahu te cilat i mbante pa leje si dhe nje sasi fishekesh cifteje. Pas sekuestrimit te armeve policia ka bere me dije se rreth ores 23.55 te dates 6 shkurt te ketij viti 50-vjecari Beqo ka kanosur me arme gjahu per motive pronesie nje shtetase komshien e vet e cila ka bere kallezim ne komisariat rreth ores 24.00 te asaj date. Pas kesaj zedhenesi Mullai ka sqaruar se per shkak se autorit Shpetim Beqo po ate nate rreth ores 01.00 te mengjesit nga nje aksident rrugor i ndodhur ne rrugen e fshatit Lazarat humbi jeten nje shtetas nga Libohova i aferm i shtetasit Shpetim Beqo. Specialistet e Parandalimit te Krimit nuk zhvilluan kontroll te imtesishem ne banesen e ketij shtetasi por kryen veprime te tjera procedurale dhe parandaluese per ndonje konflikt te metejshem duke i bllokuar armen e gjahut te cilen e mbante me leje dhe materialet ne ngarkim te tij iu percollen prokurorise per ndjekje ne gjendje te lire per vepren penale Kanosje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›