Eshton mund të vijë në Shqipëri

Shqipëria është prioriteti numër një i axhendes se përfaqësuese se larte te Bashkimit Europian Kethrin Eshton, ndërsa paralajmërohet nje vizite e saj shume shpejt ne Tirane, sapo ajo te përfundoje turin ne Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore javen e ardhshme. Nje fakt i tille eshte konfirmuar nga nje zedhenes i komisionit europian, gjate nje konference shtypi ne Bruksel. Moszgjidhja e krizes politike dhe mos ulja e paleve ne tryezen e negociatave edhe pas dy misioneve te udhehequra nga shefi i drejtorise per Ballkanin, Mirosvlav Lajcak, ka detyruar Bashkimit Europian te perfshije perfaqesuesit e tij me te larte. Nderkohe, zedhenesja e komisionerit Fyle, Natasha Butler, ka bere edhe njehere te qarte nga Brukseli rekomandimet e qarta, te dhena nga BE-ja per zyrtaret shqiptare, te cilat sipas saj jane: ?I kemi kerkuar kryeministrit Berisha dhe kryetarit te opozites Rama, te lene menjane aspiratat e tyre politike, te shikojne popullin e tyre ne sy dhe te vendosin ne favor te se ardhshmes se tij europiane. Zgjedhja i mbetet atyre dhe jo neve. Ata duhet te ulen ne tavoline, te gjejne rrugen e dialogut, te arrijne nje kompromis ne menyre paqesore. Çeshtja thelbesore nga duhet filluar eshte zbatimi i rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it perpara zgjedhjeve te majit. Ne jemi gati te ofrojme asistencën tone. Madje edhe z. Fyle shprehu gatishmëri te vizitoje Tirane per te asistuar ne dialog, kurdo qe te jete e nevojshme.? Ne menyre te vazhdueshme Bashkimi Evropian ka perseritur qendrimet ne drejtim te udhëheqësve politike shqiptare per t?u ulur ne nje tryeze negociatash, duke lene pas retoriken e ashper.
Shpërndaje