E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan te vidhnin banken tete ne pranga

Tete persona jane arrestuar nga policia e Shkodres pasi akuzohen si autoret e nje sere vjedhjesh te kryera ne bashkepunim mes te cilave edhe te nje filiali te Bankes Popullore. Lajmi eshte bere i ditur dje nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Shkodres Fatbardha Celepia sipas se ciles mesnaten e se enjtes strukturat e Hetimit dhe Parandalimin te Krimeve ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit te Policise Malesi e Madhe finalizuan me sukses operacionin e koduar Aksi i Koplikut duke bere te mundur arrestimin ne flagrance te 8 personave. Ne pranga jane vene Elmedin H. 16 vjec nga fshati Repisht komuna Shkrel Urim Rrukaj 18 vjec nga fshati Kaldrun Bashkia Koplik Vladimir Shpellzaj 22 vjec nga Kopliku bashke me te vellain Kujtim Shpellzaj 32 vjec si dhe Indrit Hoti 24 vjec po nga Kopliku. Policia tha se ndalimi i tyre u be pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne kohe dhe vende te ndryshme dyshohen te jene autoret e vjedhjes se ndodhur me 4 shkurt te ketij viti te nje dyqani ne qytetin e Koplikut. Po keshtu me 5 shkurt kane tentuar te vjedhin nje filial te Bankes Popullore ne lagjen Vasil Shanto te qytetit Shkoder. Nderkohe qe nje dite me pas ne 6 shkurt kane vjedhur nje market ne qytetin e Koplikut. Nga hetimet e policise se Shkodres mesohet gjithashtu se ne bashkepunim me njeri-tjetrin keta shtetas kane organizuar vjedhjen e kasafortes se nje dyqani me lende ndertimi ne Koplik rrethi Malesi e Madhe vjedhje kjo e mbetur ne tentative. Nderkohe ne kuader te ketij operacioni eshte bere i mundur arrestimi ne flagrance edhe i Arben Elezajt 41 vjec nga fshati Dobrac Besnik Kermishta 42 vjec banues ne lagjen Partizani Shkoder si dhe Arben Martaneshi 33 vjec banues ne lagjen Liria te qytetit Shkoder. Policia tha se arrestimi i tyre u be pasi u kapen ne kushtet e flagrances me kater thase miser duke i transportuar me motocikleta te cilat i kishin vjedhur ne pularine ne pronesi te shtetasit E. Gj. ne fshatin Dobrac ku Arben Elezaj ishte i punesuar si roje objekti. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan thaset me miser si dhe dy motocikletat me te cilat po benin transportin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›