E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Nuk kemi nisur hetime për Wikileaks

Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar se ka vendosur që të ngrejë një grup të posaçëm për të nisur hetimet mbi të dhënat e fundit të zbuluara nga ana e Wikileaks për një sërë skandalesh në Shqipëri.

Duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media, Prokuroria Shqiptare bën me dije se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media.

Prokuroria Shqiptare gjen rastin të shprehë angazhimin e saj në përmbushjen e detyrave të saj kushtetuese dhe fton median, si aleate natyrale dhe bashkëpunuese në denoncimin e rasteve të korrupsionit e abuzimeve të ndryshme, të konfirmojë zyrtarisht informacionet që lidhen me aspekte të punës së institucionit të prokurorisë, thuhet në një njoftim të shkurtër të prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›