Prokuroria: Të pezullohet Krenar Ahmeti
Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës pezullimin nga detyra për shefin e Qar-kullimit Rrugor të kryeqytetit, Krenar Ahmeti.
Trazhgim Sokolaj
Ndaj tij kanë filluar hetimet për "ushtrim dhune" dhe "veprime arbitrare pas disa kallëzimeve penale të mbërritura në Prokurori nga qytetarë të ndryshëm. Në këto kallëzime, qytetarët kanë akuzuar vetë titullarin e Qarkullimit Rrugor dhe dy oficerë të tjerë të policisë, për dhunë të ushtruar ndaj tyre si dhe për veprime arbitrare. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, mësohet se denoncimet që janë bërë shkak për nisjen e hetimit penal ndaj Krenar Ahmetit, janë bërë nga një prokurore e Krimeve të Rënda dhe një qytetar nga Durrësi. Organi i akuzës tha se bazuar në provat e këtyre dy dosjeve, ku përfshihen edhe raporte mjeko-ligjore për dëmtimet që kanë pësuar qytetarët, prokurori ka marrë të pandehur shefin e Qarkullimit Rrugor, duke kërkuar si masë ndaj tij pezullimin nga detyra me urdhër gjykate. I kontaktuar dje nga gazeta "Panorama", drejtuesi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Krenar Ahmeti, tha se ka ushtruar me korrektesë vetëm detyrën sipas ligjit, edhe pse në jo pak raste është ndodhur përballë reagimeve të dhunshme të qytetarëve.
Pezullimi
Gjykata e Tiranës pritet të marrë një vendim gjatë ditës së sotme lidhur me kërkesën e Prokurorisë për të pezulluar nga detyra shefin e Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti. Dokumenti i dërguar dje në Gjykatë nga organi i akuzës, pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Majlinda Doga. Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se, shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë duhet të pezullohet nga detyra për shkak se ndaj tij kanë filluar hetimet për ushtrim dhune dhe veprime arbitrare në dëm të disa qytetarëve nga Tirana dhe Durrësi. Bashkë me Krenar Ahmetin, në dosjen penale të Prokurorisë, janë marrë të pandehur edhe dy oficerë të tjerë të policisë, përkatësisht A.Gj. dhe B.V. Ata akuzohen se në bashkëpunim me kreun e Policisë Rrugore kanë kryer veprime të dhunshme dhe arbitrare ndaj të paktën dy qytetarëve.
Dhuna
Mbrëmjen e 17 majit të këtij viti, Policia Rrugore i ka kërkuar të ndalonte për verifikim, drejtuesit të një automjeti me targa të huaja, që po kalonte në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. Pala akuzuese pretendon se sapo i kanë dhënë dokumentet e rregullta policit rrugor, i kanë kërkuar atij të mos i vononte për shkak se kishin një person të sëmurë në makinë dhe se prokurorja që ndodhej në makinë duhej të shkonte të ushqente fëmijën e saj në shtëpi. Pas vonesës së shkaktuar nga polici A.Balla që po verifikonte dokumentet, bashkëshorti i prokurores ka telefonuar shefin e Qarkullimit, Krenar Ahmeti. Ai është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pretendon se kur ka shkuar aty ka gjetur vartësin e tij në një situatë ku po kryheshin veprime të dhunshme e fyese ndaj efektivit të policisë, me justifikimin se ai u kishte shkaktuar vonesë personave që ndodheshin në makinën e ndaluar. Në këto kushte, Krenar Ahmeti ka kërkuar shoqërimin në komisariat për personat që, sipas tij, kishin kundërshtuar me dhunë efektivin e Policisë Rrugore. Pas kësaj ngjarje, të dy palët kanë kallëzuar penalisht njëra-tjetrën, duke pretenduar për ushtrim dhune e kundërshtim me forcë të policisë.
Krenar Ahmeti: E vërteta e ngjarjeve për të cilat akuzohem nga Prokuroria
TIRANE - Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, reagoi dje ndaj kërkesës së Prokurorisë, duke thënë se ai ka ushtruar detyrën e tij në zbatim të ligjit dhe me korrektësinë maksimale. Megjithatë ai tha se është në pritje të veprimeve të mëtejshme ligjore të Prokurorisë, duke e konsideruar veten të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor për këtë çështje. "Unë kam ushtruar detyrën sipas ligjit, edhe pse ka pasur raste që jam ndodhur përballë kërcënimeve dhe dhunës", pohoi shefi i Qarkullimit Rrugor. Duke sqaruar ngjarjen e parë, të cilës i referohet Prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, ai tha se më 17 maj 2008 në mbrëmje kishte vepruar sipas ligjit, duke urdhëruar shoqërimin në komisariat për një person, i cili kishte reaguar dhunshëm ndaj punonjësit të Policisë Rrugore. "Policia shoqëroi këtë person të dhunshëm. Gjatë veprimeve ka hyrë forcërisht në makinë një grua, cila tha se ishte prokurore, edhe pse nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete. Megjithatë unë i kërkova policisë të mos kryente asnjë veprim pengues ndaj saj, duke marrë të mirëqenë prezantimin e saj si prokurore. Ajo ka hyrë në makinën që shoqëroi bashkëshortin e saj, edhe pse i është bërë e qartë dhe i është thënë disa herë se nuk ishte objekti ynë", tha Krenar Ahmeti. Sipas tij, në momentin që ai kishte shkuar në vendin e ngjarjes, kishte konstatuar të shoqin e prokurores që po ushtronte dhunë verbale ndaj punonjësit të policisë dhe për këtë shkak kishte kërkuar shoqërimin e tij. Më pas, Krenar Ahmeti tha se kishte denoncuar në polici këtë person për dhunë dhe kundërshtim të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës. "Menjëherë pasi kam bërë këtë denoncim për kundërshtimin e dhunshëm të policisë në kryerjen e detyrave të saj ligjore, prokurorja dhe bashkëshorti kanë bërë kallëzimin ndaj meje për kundërpeshë", pohoi Krenar Ahmeti. Duke iu referuar rastit të dytë të ushtrimit të dhunës për të cilin e akuzon Prokuroria, ai tha se një person i panjohur e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar ta takonte. "I thashë këtij personi se nuk kisha kohë, duke i kërkuar të mësoja çfarë problemi kishte. Ai më tha se isha i detyruar ta takoja, sepse siç tha ai, i kisha marrë bukën e gojës. Unë nuk e njihja dhe nuk di të kem pasur ndonjëherë të bëj me të", u shpreh Ahmeti. Sipas tij, pas takimit, ky person nga Durrësi e kishte kërcënuar zyrtarin e policisë së Qarkullimit Rrugor me fjalët: do të vras, do të zhduk. "Pas këtyre veprimeve nga ky person, të cilin nuk e kisha njohur më parë, në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe një i afërm i deputetit Besnik Mustafaj. Pas veprimeve të tyre të dhunshme unë kam kërkuar shoqërimin e personave përgjegjës në polici për trajtimin e çështjes në rrugë ligjore", tha Krenar Ahmeti, shef i Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës. tr.so