E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria dërgoi sot në gjyq drejtorin e minierës së Mushqetasë

Akuzohet për abuzime me detyrën


Prokuroria ka përfunduar hetimet ndaj ish-drejtorit të Minierës së Qymyrgurit në fshatin Mushqeta të Tiranës, Ylli Shaba, i cili akuzohet për "abuzime me detyrën". Lajmi u bë i ditur sot nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilat konfirmuan se, çështja penale në ngarkim të shtetasit Ylli Shaba, 49 vjeç nga Tiranë, iu dërgua për shqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ylli Shaba dyshohet se, ka abuzuar lidhur me penisonet e dhëna për persona që nuk kishin punuar në minierë, në periudhën kohore (2002- 2005) kur, ai mbante funksionin e drejtorit të minierës së Mushqetasit. 49 vjeçari Shaba u arrestua pak kohë më parë në një operacion të Policisë dhe Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, ndaj tij rëndojnë akuzat e "shpërdorimit të detyrës"," mashtrimit" dhe "falsifikimit të dokumenteve zyrtare".


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›