E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Skema e heqjes së akcizës skemë korruptive

Rama mashtron fermerët për heqjen e akcizës

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me një deklaratë të bërë nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në një takim me disa fermerë. Ky i fundit është shprehur ndër të tjera se nëse do të ishte fitues i zgjedhjeve do të hiqte akcizën e naftës për ta. Në reagim e saj Partia Demokratike shprehet se përkthimi i deklaratës së Ramës është “të mbushë xhebat me naftën e fermerëve”. “Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”. Me sa duket kjo ndodh edhe me Edi Ramën. Këto kohë ai po u deklaron fermerëve se do heqë akcizën e naftës cka do të thotë bëhuni gati se do mbush xhepat me naftën tuaj. Skema e heqjes së akcizës ishte një nga skemat më të korruptuara me të cilën qeveritarë dhe zyrtarë mbushën xhepat e tyre ndërsa fermerët vetëm naftë që spanë me sy. Pra Rama u premton fshatarëve korrupsion dhe vetëm korrupsion. Pas “sovranitetit ushqimor” të nxjerrë nga traktet marksiste-leliniste të antiglobalëve tani kthehet të skema e vjedhjes së naftës nëpërmjet heqjes së akcizës. Z.Rama edhe fshatin ti e shikon me të njëjtin sy që shikon Bashkinë e Tiranës, pasi fillimisht u përpoqe ta mashtrosh me enciklika e më pas me akciza apo “sovranitete ushqimore”, por duhet të dish se Fshatarët Shqiptarë kanë një kod tjetër moral nga ai i yti” thuhet në deklaratën e sotme të Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›