E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn për të grabitur, vdes pas kontaktit me korentin

Policia e Qarkut të Elbasanit bëri sot të ditur se në ambientet e ish-kombinatit metalurgjik është gjetur i pajetë i karbonizuar i nje te riu. 27 vjecari kishte tentuar te grabiste por gjeti vdekjen pas kontaktit me korentin 

ELBASAN-Një 27 vjecar ka gjetur vdekjen tek ish-kombinati metalurgji si pasojë e kontaktit me energjinë. Policia e Qarkut të Elbasanit bëri sot të ditur se në ambientet e ish-kombinatit metalurgjik është gjetur i pajetë I karbonizuar shtetasi Bledar Dumja 27 vjec. Nga hetimet paraprake, policia dyshon se i riu kishte hyrë për të grabitur gjatë orëve të mbrëmjes në ndërtesën e braktisur. Nga të njëjtat burime mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me energjinë që ka patur i riu. Si pasojë trupi i tij është karbonizuar dhe është gjetur nga persona të rastit vetëm sot në mëngjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›