Qeveria: Ushqim e bursa për vitin shkollor 2011-2012
TIRANE- Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike dhe studentët që ndjekin një program studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, në institucionet arsimore publike, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën vendimin që përcakton kategoritë e nxënësve dhe studentëve që përfitojnë bursë, brenda kuotave e kritereve të përcaktuara ku bëjnë pjesë nxënësit/studentët, që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre, ata që kanë përfituar statusin e jetimit, invalidit si dhe të gjithë ata që kanë mbaruar studimet parauniveristare me notën 10.
Nga ky vendim përfitojnë nxënës apo studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
Vendimi citon se Ministria e Arsimit dhe Shkencës harton planin e shpërndarjes së bursave për drejtoritë arsimore rajonale (DAR-të) dhe zyrat arsimore (ZA-të), për vitet e para, sipas kuotave të miratuara. Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri akademik 2011-2012 parashikon të japë 1 650 bursa për nxënësit dhe 1 900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik. Efektet financiare për vitin akademik 2011-2012 do të përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit.
(a.h/ata/BalkanWeb)