Dosja Skeja Prokuroria dergon ne gjyq kamarierin Ndryshoi deklarimin

TIRAN - Ish-kamarieri i lokalit Nena Mbretereshe ne periferi te kryeqytetit shtetasi Shpati Ruci i cili ne nentor te 2010-s mbeti i plagosur me arme zjarri ne shpatull per faktin se ishte vonuar ne pastrimin e tavlles se cigareve ne njeren nga tavolinat e lokalit dergohet ne gjyq nga Prokuroria me cilesine e te pandehurit.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe Gjykates se Shkalles se Pare ku kancelaria e kesaj te fundit me ndihmen e shortit elektronik ka caktuar gjyqtarin Albert Mece per gjykimin e ceshtjes. Sipas dosjes penale me nr. 1535 i pandehuri Shpati Ruci do te akuzohet per kryerjen e vepres penale te deklarates se rreme para prokurorit pasi ai terhoqi deklaraten akuzuese per gardistin Fatos Skeja.
Akuza per Rucin eshte e parashikuar ne nenin 305/a te Kodit Penal dhe nese deklarohet fajtor rrezikon denimin me gjobe ose me burg deri ne nje vit heqje lirie. Sipas prokurorise kete veper penale i pandehuri Ruci e ka konsumuar gjate dy deklarimeve te ndryshme te dhena pas ngjarjes se 13 nentorit 2010 ku mbeti i plagosur me dy plumba ne shpatull.
Gjate marrjes ne pyetje nga ana e prokurorit te gatshem ne ambientet e Spitalit Ushtarak vetem pak ore pas ngjarjes ku 21-vjecari Shpetim Ruci kishte mbetur i plagosur ky i fundit ka pershkruar pamjen fizike te autorit te kesaj tentim vrasje. Nga pershkrimi fizik dhe te dhenat e tjera te deklaruara nga Ruci prokuroria urdheroi arrestimin e gardistit Fatos Skeja i njohur edhe si shoferi i djalit te kryeministrit z. Shkelzen Berisha. Ne deklarimet e lira vete i demtuari Ruci ka identifikuar Skejen duke e akuzuar per tentim vrasje - thuhet ne dosjen qe i eshte dorezuar togave te zeza per gjykim.
Por vetem tre dite me pas konkretisht me date 15 nentor 2010 kur i dyshuari Skeja ka dale para Gjykates per vleftesimin e arrestit dhe caktimin e mases se sigurise avokati mbrojtes ka dorezuar nje deklarate noteriale te firmosur nga i plagosuri Ruci ku ky papritur mohonte gjithcka kishte thene me pare dhe thoshte se autori i tentim vrasjes se tij nuk ishte i dyshuari Skeja madje kamarieri i varfer e quante veten te papergjegjshem Shtetasi Fatos Skeja nuk korrespondon me personin qe kemi debatuar ne lokal per cilesine e sherbimit si kamerier nuk eshte autori qe me ka plagosur mua...
Nga ana e sherbimit policor ne ambientet e sherbimit spitalor Tirane une jam pyetur per kete problem dhe me papergjegjshmerine time jam shprehur se personi qe me ka plagosur ka pamjen fizike te personit me te cilin kam debatuar duke pershkruar figuren e tij fizike e vecuar kjo nga 6 apo 7 personat qe ndodheshin ne tavoline... per kete fakt kerkoj nga organet e drejtesise qe Fatos Skeja te lirohet nga pergjegjesia pasi nuk eshte ai autori i plagosjes - pat deklaruar Ruci ne deklaraten noteriale te leshuar per avokatin mbrojtes.
Kjo deklarate ngriti shume dyshime ne ate kohe por gjithsesi ishte e mjaftueshme per Gjykaten e cila pavaresisht kerkeses se prokurorise per izolimin e gardistit Skeja ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg vendosi ta izoloje ate vetem brenda ambienteve te baneses se tij nen masen e sigurise arrest shtepie.
Por pas pushimit te ceshtjes ndaj gardistit Skeja prokuroria nuk e ka lene me kaq kete ceshtje. Ajo ka dorezuar per gjykim dosjen penale ndaj te riut Shpati Ruci per akuzen e deklarimit te rreme para prokurorit.
Ngjarja
I demtuari Shpati Ruci eshte student dhe per shkak te nevojave ekonomike pasi ka kerkuar pune nje dite me pare pra rreth dates 11-12 nentor 2010 ka gjetur nje te tille si kamerier prane lokal Nena Mbretereshe ne rrugen e Elbasanit. Rreth ores 1100 te dates 13 nentor 2010 ndersa ka qene me sherbim ne pjesen e jashtme te lokalit ku ne verande kishte sherbyer prane nje tavoline prej 5-6 vetash ka ardhur nje mjet te cilin ai nuk e ka percaktuar ne karakteristika nga ku ka zbritur nje person i moshes rreth 35-40 vjec i veshur ne te zeza dhe me syze dielli person i cili pasi ka ngjitur shkalleve i eshte bashkuar tavolines se siperpermendur.
Nderkohe qe ai kishte zene vend i ka kerkuar kamerierit qe te pastroje tavolinen pasi tavlla kishte shume duhan. Kesaj bisede i jane bashkuar dhe pjesetaret e tjere te tavolines qe kane thene se kishte rreth nje ore tavlla e mbushur. I demtuari eshte afruar prane tavolines per ta pastruar dhe ka kerkuar qe personat te hapeshin pak. Ne keto momente ka filluar debati midis tij dhe personave qe ndodheshin ne tavoline. Situata e krijuar mes personave ne tavoline ne vecanti mes kamerierit dhe personit me te zeza te identifikuar si shtetasi Fatos Skeja ka vazhduar me pas me sharje dhe fyerje ne drejtim te nderit te tij dhe personave te afert te familjeve gje e cila ka nervozuar te demtuarin qe ka hyre brenda dhe ka dale qe aty me nje thike ne dore dhe ne dalje e siper i ka thene personave ne tavoline se do te takohemi.
Pas ketij momenti i demtuari Shpati Ruci ka vazhduar rrugen prane ktheses se murit duke share nga tavolina ku ndodhej dhe i dyshuari kur ka dale ne rrugen qe te nxjerr ne rrugen kryesore automobilistike ka ndjere nje krisme arme dhe i kthyer paksa ka vene re nje person i cili i eshte vene nga pas dhe e ka qelluar dhe njehere te dyte nderkohe qe ky i fundit po largohej drejt daljes se lokalit prane rruges kryesore dhe pas disa metrave ai ka degjuar nje krisme te trete dhe ka ndjere krahun e djathte te mpire dhe ne pamundesi per ta levizur.
Megjithate ai ka vazhduar te vrapoje duke dale deri tek rruga e Elbasanit ku eshte marre nga nje shofer taksie i cili e ka cuar ate ne spital dhe pas nderhyrjes se specializuar gjendja e tij shendetesore ka rezultuar jashte rrezikut per jeten - thuhet ne vendimin e lirimit te gardistit Skeja.
Arsyetimi i lirimit nga burgu
Sipas vendimeve qe prokuroria kerkon te prishen Skeja duhet te qendroje jashte qelise ne arrest shtepie pasi si person nuk perben rrezikshmeri shoqerore edhe pse veprat per te cilen Skeja dyshohet se e ka konsumuar perben rrezikshmeri te larte shoqerore. Ne rastin konkret kemi rrezikshmeri te vepres per te cilen dyshohet se ka kryer i dyshuari Fatos Skeja por nuk kemi elementin e dyte qe eshte rrezikshmeria e ketij te dyshuari. Skeja nuk ka precedente penale te meparshem eshte i martuar me femije me arsim te larte dhe eshte punonjes i Gardes se Republikes - thuhet ne arsyetimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare qe ka mbetur ne fuqi edhe ne Gjykaten e Apelit.
Deklarata e gardistit Fatos Skeja
Une Fatos Din Skeja me detyre Oficer prane Gardes se Republikes deshiroj te them se i kam sherbyer Gardes se Republikes me ndershmeri besnikeri dhe profesionalizem te larte qe prej disa vitesh. shte kjo detyre fisnike kur ne si oficere te Gardes krahas betimit qe bejme per detyren tone sublime per mbrojtjen dhe plotesimin e te gjitha detyrave qe na jane ngarkuar.
Ne lidhje me sa media e shkruar keto dite ka aluduar per ngjarjen e ndodhur ne rrugen e Elbasanit tek lokali Nena Mbretereshe dua te them se nuk jane aspak te verteta per me sakte jane trillime. Rrethanat e ngjarjes se ndodhur jane ato qe edhe vete i demtuari shtetasi Shpati Ruci ka deklaruar me vullnetin e tij te lire prane Noteres Deklarata Noteriale Nr. 4399 Rep 2041/2 Kol date 15.11.2010 ne te cilen ai sqaron se shtetasi Fatos Skeja per emrin e te cilit jam vene ne dijeni nga mediat vizive dhe te shkruara dhe nga te afermit e mi emri i te cilit korrespondon me personin qe kam debatuar ne lokal per cilesine e sherbimit si kamarier nuk eshte personi qe me ka plagosur mua.
Per sa i perket detyres sime theksoj se jam thjesht Oficer i Gardes se Republikes prane Deges se Personaliteteve dhe nuk jam shofer i Familjes apo shoferi personal i Shkelzen Berishes sikurse eshte shkruar keto dite ne mediat e shkruara. Me vjen keq qe eshte abuzuar me emrin tim dhe me detyren time te caktuar nga Garda e Republikes. Per keto shpifje dhe spekulime qe jane bere nen emrin tim do ti drejtohem organeve te drejtesise per te vene ne vend dinjitetin dhe demin moral qe me eshte shkaktuar.