E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, ish-minatorët në protestë

 

Janë hedhur në protestë ish-minatorët e Kukësit për vonesat e shpërndarjes së pensionit. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të këtij qyteti shpjegon se shkak për këtë është bërë verifikimi i dokumentacionit. Sipas ish-minatorëve të Kukësit po mbushen katër muaj dhe më se 260 ish-minatorë nuk kanë pensionet. Ndërkohë mësohet se nga verifikimi i dokumentacionit kanë rezultuar pasaktësi në kriteret e përfitimit. Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore Mirdash Hoxha thotë se do të ketë ndërprerje pensionesh për shkak të parregullsive në verifkimin e moshës dhe viteve të punës, ndërsa atyre që iu është ndërprerë padrejtësisht do ta përfitojnë sërish atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›