E Martë, 3 Nëntor 2026

Prokuroria e Përgjithshme: 54 kallëzime penale për krime zgjedhore

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Prokuroria e Përgjithshme publikoi sot bilancin e kallëzimeve penale lidhur me krimet zgjedhore të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.

Përmes një njoftimi zyrtar Prokuroria e Përgjitshme njoftoi se “deri në datën 09 maj, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, janë regjistruar gjithsej 54 kallëzime penale”.

Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, Policia e Shtetit në 27 raste, SPAK në 9 raste, subjekte politike në 7 raste, kryesisht në 9 raste dhe shtetas në 2 raste.

Kallëzimet janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 3 në Prokurorinë Durrës, 14 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 5 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme i janë dërguar për kompetencë SPAK 2 kallëzime nga Prokuroria Durrës dhe Lezhë dhe dy procedime penale nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.

Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 10 prej tyre. 5 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 2 nga Prokuroria Dibër dhe 1 nga Prokuroria Sarandë.

Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›