Rritja e pagave nis këtë muaj
30/05/2009 Paga bazë minimale mujore për punonjësit do të jetë 18 mijë lekë që prej 1 majit
Botohen në fletoren zyrtare vendimet e qeverisë, efektet nisin nga data 1 maj
Nis këtë muaj rritja e pagave për punonjësit buxhetorë. Pas miratimit të vendimeve të qeverisë në Fletoren Zyrtare, ato do të hyjnë në fuqi, sipas procedurave, duke i shtrirë efektet financiare nga data 1 maj e këtij viti. Po kështu me një vendim të veçantë është caktuar edhe paga minimale në shkallë vendi, e cila është 18 mijë lekë në muaj. “Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 18 mijë lekë. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare do të jetë 103 lekë dhe shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë”, - theksohet në vendimin e qeverisë. Gazeta publikon të gjitha vendimet me tabelat e plota për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e punonjësve. Kështu ka hyrë në fuqi në të njëjtën kohë edhe vendimi për caktimin e numrit të punonjësve, për vitin 2009, në ministritë dhe institucionet qendrore. Për këtë vit sektori i arsimit dhe shëndetësisë vijojnë të mbeten prioritet për qeverinë. Duke nisur nga 1 maji i 2009, rritja e pagave të mësuesve të sistemit të arsimit parauniversitar do të jetë 14 për qind dhe për pagat e punonjësve të sistemit universitar rritja e pagave do të jetë e diferencuar, sipas tabelës. Gjithashtu, në buxhetin e këtij viti është parashikuar një fond i konsiderueshëm prej 16.4 miliardë lekësh i kontigjencës dhe i fondit rezervë. Ky fond është i përbërë nga 2 miliardë lekë fond rezervë i Këshillit të Ministrave, 8.4 miliardë lekë kontigjencë për të përballuar efektet financiare të politikave të rritjes së pagave dhe të pensioneve dhe 6 miliardë lekë kontigjencë e parashikuar për ruajtjen e deficitit. Qëllimi kryesor i parashikimit të fondit të kontigjencës është i lidhur me eliminimin e riskut në procesin e zbatimit të buxhetit të shtetit.