Basha-Ghaith Siguria dhe rendi garanci per investimet arabe ne Shqiperi
Tirane 3 nentor NOA - Ministri i Brendshem Lulzim Basha priti ne nje takim zevendesministrin e Jashtem te Emirateve te Bashkuara Arabe Khalid Ghanimal Ghaith.
Ministri Basha dhe Gaith vleresuan nivelin e larte te bashkepunimit mes dy vendeve dhe shprehen gatishmerine per cuarjen perpara dhe konkretizimin e marreveshjeve te bashkepunimit dypalesh.
Ministri Basha e informoi funksionarin e larte te Emirateve te Bashkuara Arabe mbi aspektet kryesore te reformave te qeverise Berisha qe kane mundesuar nje progres solid te ekonomise pavaresisht recesionit ekonomik ne nivel global.
Basha u shpreh gjithashtu ne takim se qeveria Berisha i ka kushtuar nje vemendje te vecante jo vetem lehtesirave per investimet e huaja ne Shqiperi por edhe krijimit te nje klime sa me te sigurte per zhvillimin dhe suksesin e tyre.
Zoti Basha tha gjate takimit me zevendesministrin e Jashtem te Emirateve te Bashkuara Arabe Khalid Ghanimal Ghaith se Treguesit e rendit dhe sigurise ne vend jane garancia me e mire per zhvillimin ne nje klime me se te sigurte te investimeve arabe te cilat jane te mirepritura ne Shqiperi.
mit/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33572-basha-ghaith-siguria-dhe-rendi-garanci-per-investimet-arabe-ne-shqiperititleBasha-Ghaith Siguria dhe rendi garanci per investimet arabe ne Shqiperitheme blue nickagjencianoa