"Turpi nuk eshte me djemte, por me politikanet"
Sikurse ne gjyqet e kaluara ne Tepelene, edhe perpara kesaj seance gjyqesore ne qytetin e Gjirokastres, shoqatat atdhetare me mbeshtetjen e "G99" dhe "Mjaft", kane organizuar nje tubim patriotik. Tubimi megjithese ishte paralajmeruar te organizohej ne sheshin "Cerciz Topulli", eshte realizuar ne sheshin kryesor ne lagjen "18 Shtatori". Pjesemarresit ne te, me flamuj kombetare ne duar, kane kerkuar shpalljen si te pafajshem te dy te rinjve. Oratoret qe e kane marre fjalen, mes te cileve edhe drejtuesi i "G99", Erjon Veliaj, kane kerkuar dhenien fund te gjyqit ne ngarkim te Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halilit. "Jemi shume te lumtur qe populli i Gjirokastres e ka mbeshtetur kete proteste. Turpi nuk eshte me keta dy te rinj, me te qenit shqiptar, turpi eshte me ata politikane qe obsesohen me sondazhe per veten e tyre, dhe harrojne problemet e qytetareve", ka pohuar Veliaj ne tubimin patriotik te Gjirokastres.