Prokuroria hetim pesë kambistëve
Autori i Lajmit: red.
Mbi pesë persona që ushtronin aktivitet të palicencuar valutor janë marrë nën hetim, gjatë kësaj jave nga Prokuroria e Tiranës. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se hetuesit e prokurorisë kanë nisur shqyrtimin e materialeve denoncuese të referuara nga Policia e Tiranës mbi aktivitetin e paligjshëm që mendohet se kanë kryer këta persona. Sipas burimeve, këta individë janë kapur ditët e fundit kryesisht pranë Bankës Kombëtare gjatë aksioneve të ndërmara nga Policia e Tiranës dhe ajo Tatimore në kuadër të luftës kundër tregut informal.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008