Vlorë, asgjësohen 1300 rrënjë kanabis
Autori i Lajmit: red.
Policia e Vlorës ka identifikuar të gjitha zonat ku janë kultivuar bimë narkotike, “kanabis sativa”. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës, bënë të ditur dje se është grumbulluar i gjithë informacioni i nevojshëm për zonat ku është konstatuar ky fenomen, ndërkohë që ka nisur dhe do të vazhdojë aksioni për asgjësimin e parcelave dhe marrja e masave ndëshkuese sipas ligjit, ndaj personave përgjegjës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se mes zonave të mësipërme, përfshihen fshatrat Gorisht, Kocul, Beshisht, Penkovë, Vezhdanisht, Lapardha, si dhe disa fshatra të tjera në komunat Vllahinë dhe Armen. Gjatë aksioneve të ndërmarra nga Policia e Vlorës, në zonat e identifikuara, janë asgjësuar, deri tani, 1300 rrënjë bimë narkotike.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008