E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin paralajmeron SHBA per nderhyrjen e njeanshme ne Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmeruar SHBA dhe aleatet kunder nderhyrjes se njeanshme ne Siri. 

Ne nje interviste per televizionin shteteror “Channel 1” dhe “Associated Press” Putin tha se cdo sulm ushtarak pa miratimin e OKB do te ishte nje “aggression”. 

Putin tha se Rusia do te mbeshtese nje resolute te KS se OKB qe autorizon perdorimin e forces,  nese provohet “pa asnje dyshim” se qeveria siriane ka perdorur arme kimike. 
Gjate intervistes, Putin tha se do te ishte “qesharake” qe presidenti sirian bashar al Assad nje aleat i rusise, te perdorte arme kimike kur ishte duke fituar terren kundrejt rebeleve. 

Shefi i kremlinit tha se do te ishte heret te fliste se cfare do te bente rusia, nese shba do te ndermerrnin ndonje aksion pa miratimin e OKB. 

Putin ka bere kete deklarate para mbajtjes se Samitit te G20 ne Shen Petersburg, qe nis te enjeten dhe ishte parashikuar te perqendrohej ne ekonomine globale, por qe duket se do te dominohet nga kriza siriane. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›