Vret veten ne qeline e burgut Ariel Kastro

Ariel Kastro është gjendur i vdekur, i vetëvarur, në qelinë e tij në burgun e Orient, në Ohaio, ku po kryente dënimin e tij. Përbindëshi i Klivlend, sic ishte pagëzuar nga shtypi amerikan, ishte dënuar me burgim të përjetshë,, si dhe me mijëra vjet burg për sekuestrimin e tre vajzave, të cilat i kishte mbajtur mbyllur në banesën e tij për dhjetë vjet duke i trajstuar si skllave.
Viktimat e tij Amanda Berri, Xhina Dexhezus dhe Mishel Knajt, të moshave nga 23 deri në 32 vjec, kishin arritur të arratiseshin në 6 maj të këtij viti. Shtëpia e horrorit ku u mbajtën mbyllur prej vitesh u shemb që në fillim të muajit gusht.
Kanë qenë rojet e burgut ata që kanë zbuluar dhe trupin e pajetë, ndërsa policia do të nisë hetimet. 53 vjecari Kastro mbahej në izolim pasi kështu kishte kërkuar për të qenë më i sigurtë. Qelia e tij kontrollohej cdo gjysëm ore nga rojet.