Angjeli: Kriza në rajon kërcënon sistemin tonë financiar

Kriza në vendet fqinje kërcënon sistemin financiar në Shqipëri. Ish-ministëri i ekonomisë dhe njëkohësisht rektor i UMSH-së Anastas Angjeli pas raportit të FMN-së deklaron se shqetësimi në lidhje me eurozonën qëndron i lartë, pasi vendi ynë ka lidhje të ngushta tregtare dhe në sistemin bankar peshën më të madhe e zënë bankat greke dhe ato italiane.
Angjeli kërkon më tepër mbikqyrje dhe kujdes prej Bankës së Shqipërisë në mënyrë që të kufizohen efektet sidomos në sistemin bankar.
Vetëm pak ditë më parë në raportin e FMN-së përcaktohej se Shqipëria do të preket prej krizës në vendet fqinje ndërkohë që ministri i financave në lidhje me këtë u shpreh se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë ndikim prej krizës në eurozonë.