Rikthehet festivali "Marije Kraja" në edicionin e 12-të
TIRANE- Festivali Ndërkombëtar Operistik "Marie Kraja" rikthehet në edicionin e tij të 12-të, kësaj here me artistë të tjerë të rinj, shqiptarë e të huaj, që do të interpretojnë muzikën më të mirë lirike botërore.
17 këngëtarë lirikë, nga të pestë kontinentet, do të konkurrojnë për dy netë, 28 dhe 29 tetor, në skenën e Akademisë së Arteve, në një garë që i jep fituesit mundësinë e interpretimit në skena lirike botërore.
Këngëtarët do të paraqiten me dy arie, të përzgjedhura prej tyre, para një jurie në përbërje të së cilës do të jenë emra të mëdhenj të operistikës shqiptare e botërore. Ndërkohë që interpretimi i artistëve do të shoqërohet nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, dirigjent do të jetë italiani i njohur Leonardo Quattrini.
Në fazën e parë të përzgjedhjes së artistëve të festivalit kanë marrë pjesë 150 këngëtarë, të cilët kanë kaluar nën seleksionimin e pesë jurive profesioniste, të cilat kanë qenë në kryeqendrat botërore si New York, Paris, Madrid, Milano dhe Tiranë.
Festivali “Marie Kraja” këtë vit realizohet nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa në këtë edicion të tij të 12-të priten të tjerë fitues, të cilët do të nisin jetën e tyre artistike në skenat e shteteve të ndryshme. Në karrierën e këngëtarëve lirikë konkurentë numërohen interpretime operistike në teatrot e vendeve të tyre, por nuk mungon aktiviteti artistik edhe në skenat ndërkombëtare.
Festivali i Vokalit Operistik “Marie Kraja” lindi si ide e Zana Çelës në vitin 1998. Juria që në edicionin e parë të këtij festivali përbëhej nga artistë që vinin nga vende të ndryshme të botës, drejtorë të operave nacionale europiane, këngëtarë e kompozitorë nga më të njohurit, presidentë agjencish operistike nga më të suksesshmet në Evropë etj. Sot, "Marie Kraja" është i vetmi festival operistik që zhvillohet në Shqipëri. Edicionin e kalur fitues u shpall baritoni italiani Alessio Arduini.
Konkurrentët:
Atanas Mladenov: Bariton, është diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Sofje.
Albane Carrere: Vjen nga Vjena. Pasi kreu studimet për sociologji, ndoqi Konservatorin e Muzikës Mbretërore të Brukselit.
Igor Stroin:Vjen si solist i Operas Shtetërore të Bratislavës. Punoi si korist për disa vjet, deri sa më në fund arriti të fillojë karrierën jashtë vendit.
Baritoni Axier Sanchez: Vjen nga Spanja, pasi ka performuar në disa prej teatrove më të rëndësishme dhe më të mëdha të botës.
Umut Tingur: Vjen nga Izmiri. Në të njëjtin vit që u diplomua në konservatorin e Izmirit ka filluar punë në Teatrin e Operas së Izmirit, ndërsa më vonë fitoi konkursin në Teatrin e Operas në Stamboll.
Blerta Zhegu: Diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka interpretuar shumë role në vepra që janë vënë në skenat italiane.
Ardiana Bytyqi: Ka kryer studimet në Akademinë e Muzikës në Detmold të Gjermanisë. Ka marrë pjesë në Audicionin prestigjioz “Hans Gabor Belvedere” në Vjenë, ku mes 3500 konkurrentëve u kualifikua për në finale, për Operën dhe Operetën në mesin e 20 më të mirëve.
Dëshira Ahmeti: Vjen nga Dibra e Maqedonisë, e diplomuar në Akademinë e Tiranës. Pas studimeve u kthye në Maqedoni ku filloi të punojë si soliste në Teatrin e Operas në Maqedoni.
Flaka Goranci: Është kosovarja të cilën lufta e solli në Tiranë për të gjetur udhën e saj drejt muzikës, për të nisur studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ende pa mbaruar studimet interpretoi në Teatrin e Operas rolin e Rozinës te “Berberi i Seviljes”.
Lada Kyssykova: Vjen nga Kazakistani. Debutimi i saj i parë profesional ishte ai më 2002, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit “Abai”.
Luçiana Distante: Ka lindur në Brazil, vend të cilit i detyrohet për pasionin, dashurinë për muzikën, ritmin dhe ngrohtësinë njerëzore, por është rritur në Itali pranë familjes adoptuese.
Romina Boscolo: Debutimin e saj të parë e ka pasur në 20-vjetorin e teatrit ‘Gustavo Modena’ në Genova.
Sara Heaton: Vjen nga Amerika. Ka arritur një audiencë të lartë këtë vit me Mirandën në premierën amerikane të Tod Machoverit me Death and the Powers në ART në Boston. Ka fituar disa çmime të rëndësishme dhe ka interpretuar role të mëdha në vepra të mëdha.
Tsakani Maswanganyi: Është nga Soveto i Johanesburgut. Ka studiuar muzikë në universitetin e Prettorias, duke qenë njëkohësisht në korin e Teatrit Shtetëror.
Lorena Valero Hernández: Vjen nga Spanja. Gjatë viteve që ka studiuar në Vjenë ka kënduar si soliste në teatrot kryesore të Spanjës.
(s.g/atsh/BalkanWeb)