Prokuroria kërkon dënim me vdekje për Mubarak
TIRANE-Prokurorët kanë kërkuar dënimin maksimal, atë me vdekje për ish-Presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak.
Kryeprokurori egjiptian deklaroi se Mubarak është politikisht dhe ligjërisht përgjegjës për vrasjen e protestuesve gjatë revoltës 18 ditore. Sipas tij, Mubarak nuk bëri asgjë për të ndaluar vrasjet dhe se ai ishte i vetëdijshëm për atë që po ndodhte në vendin e tij.
Prokurori deklaroi se shefi i sigurisë së regjimit të Mubarak kishte autorizuar përdorimin e mucionit kundër protestuesve me urdhërin e presidentit Mubarak, i cili dha dorëheqjen me 11 Shkurt ndërsa drejtimin e vendit e mori ushtria.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)