Prokuroria kërkon riprangosjen e anëtarit të Bandës së Lushnjes
22/09/2011 Lirimi i Hoxhës, gjykata nxjerr nul dëshminë e Kicës e Demirit, prokuroria riapelon
ELTON QYNO
TIRANE-Vendimi i lirimit nga Gjykata e Apelit i Afrim Hoxhës, anëtarit të Bandës së Lushnjës ka sjellë reagimet e para të prokurorisë. Sipas tyre, rrëzimi i akuzës së vrasjes së shtetasit shqiptaro-maqedonas Xhevat Demirit është i padrejtë. Kjo pasi pesë gjyqtarët e Shkodrës, të cilët u caktuan nga KLD-ja për gjykimin në apel të anëtarëve të Bandës së Lushnjës nuk e kanë vlerësuar dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Për prokurorët vrasja e biznesmenit Demiri është dokumentuar nga dy dyshmitarë që kanë marrë tashmë statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë dhe që mbrohen nga shteti për shkak të deklarimeve të dhëna në gjykatë, kundër anëtarëve të grupit famëkeq të drejtuar nga Aldo Bare. Në deklarimet e të penduarit Arben Kica dhe bashkëpuntores tjetër të drejtësisë shtetases Mimoza Demiraj, implikohet në këtë vrasje dhe shtetasi tashmë i liruar nga Apeli Afrim Hoxha. Duke marrë të vërteta deklarimet e tyre, Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 18 vjet burg të pandehurin Afrim Hoxha, ndërsa për Aldo Baren lidhur me këtë ngjarje është dhënë dënim i përjetshëm, kurse për Enver Dondollakun dhe Ilir Stërgun është caktuar dënimi me 25 vjet. Mirëpo dy ditë më parë gjykata ka vendosur që të shpallë të pafajshëm të dënuarin me 18 vjet burg Afrim Hoxhën. Për lirimin e tij prokurorët e Apelit nuk kanë dhënë asnjë koment duke shtuar fare shkurt se menjëherë sapo të zbardhet vendimi, ata do i drejtohen me një rekurs Gjykatës së Lartë ku do i kërkojnë prishjen e vendimin dhe rikthimin në qeli të anëtarit të Bandës së Lushnjës Afrim Hoxha. Sipas prokurorëve Mimoza Demiri, dhe dëshmitari Arben Kici, të cilët mbajnë statusin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, kanë identifikuar si autorë të vrasjes së Xhevat Demirit, kapon e Bandës së Lushnjës, Aldo Baren, krahun e tij të djathtë, Enver Dondollakun, Ilir Stërgun dhe Afrim Hoxhën, të cilët pas krimit janë transportuar me makinë nga Arben Boriçi. Të gjitha veprimet kriminale të tyre janë parë nga dy dëshmitarët e sipërcituar, të cilët kanë treguar rrethanat e ngjarjes në Prokurori dhe gjykatë. Megjithatë para vendimit për apelim do të analizohen argumentet e gjyqtarëve për lirimin e të akuzuarit.