Prokuroria lexon akuzat ndaj Aldo Bares

Për afro 60 minuta prokurori ka lexuar kërkesën për gjykim të Aldo Bares, ku janë paraqitur me prova të gjitha akuzat që mban i ashtuquajturi si drejtues i Bandës së Lushnjes. Në seancën gjyqësore ku nuk ka qenë i pranishëm Aldo Bare ose ndryshe Alfred Shkurti pasi gjyqtarja Fatmira Hajdari ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Bares për largimin e trupit gjykues prokurori i krimeve të rënda ka lexuar të gjitha vrasjet, si dhe tentativat e vrasjes për të cilat akuzohet drejtuesi i Bandës së Lushnjes. Madje gjatë leximet të kerkesës për gjykim është treguar se në seancat e tjera, në Gjykatën për Krimet e Rënda do të thirren 60 dëshmitarë të akuzës, të cilët do të provojnë akuzat që ngritura nga prokuroria. Kështu pas leximit të kerkesës seanca është mbyllur dhe është shtyrë për një ditë tjetër.