E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron aktorin Sandër Prosi me Urdhrin "Nderi i Kombit"


Një ndër etërit e kinematografisë shqiptare, rrënjosur në kujtesën e publikut në portretin e Ismail Qemalit tek "Nëntori i Dytë" apo Dhaskal Todrit tek "Udha e Shkronjave" aktori i kulmuar Sandër Prosi u dekorua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me titullin më të lartë "Nderi i Kombit". Në praninë e trashëgimtarit të tij violincelistit të njohur Aristidh Prosi dhe komunitetit të kineastëve e aktorëve shqiptarë. Presidenti Topi vlerësoi trinomin
e mishëruar tek ikona e filmit shqip fjalën e interpretuar të njësuar me personazhet e shënjuara në memorien kombëtare.

Miqtë e Artit si kompozitori Robert Radoja dhe artistja Roza Anagnosti e pasurojnë këtë vlerësim të lartë nga presidenti me përjetime plot emocion të ndara së bashku.

Roli i parë i Sandër Prosit ishte në William Tell dramën e Shillerit. Në 1947, ai mori pjesë në konkursin në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë dhe fitoi. Mes teatrit dhe filmit ai u kulmua edhe si profesor në Akademinë e Arteve në vitet 1962-1975, nga kujtohet si ati shpirtëror i disa plejadave aktorësh të njohur të kinemasë shqipe. Sandër Prosi përgjatë karrierës si aktor themeltar interpretoi më shumë se 100 role në teatër dhe në filma.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›