E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbyll dosjen e vetëvrasjes së Gani Kamberit

 

TIRANË- Prokuroria e Tiranës mbyll dosjen hetimore për vetëvrasjen e Gani Kamberit, duke e cilësuar përfundimisht si vetëvrasje. Njeriu që ka denoncuar skandalin e tokave në Kashar dhe që ka pasur kërcënime të shumta dyshohej se ishte vrarë në mënyrë që të mos jepte detaje të tjera por hetimi ka provuar të kundërtën.

Burimet zyrtare të prokurorisë së Tiranës konfirmuan se me rihapjen e hetimeve, janë kryer një sërë veprimesh të reja hetimore kupërfundimisht ka rezultuar se shtetasi Gani Kamberi, një nga denoncuesit e vjedhjeve të tokave në Kashar është vetëvrarë dhe jo vrarë. “Me rihapjen e hetimeve, prokurori i çështjes Ervin Karanxha, ka kryer një sërë veprimesh procedurale, që nga rihapja e varrit, riekspertimi i trupit, këqyrja e plagës hyrëse dhe dalëse, marrja në pyetje të një numri jo të vogël personash, dhe përfundimisht është arritur se Gani Kamberi është vetëvrarë dhe jo vrarë”,- thuhet nga prokuroria. Gjithashtu, gjatë ekspertimit të plagës hyrëse dhe dalëse është konstatuar se në dorën e Gani Kamberit kishte gjurmë të barutit, të cilat i kanë rënë gjatë shkrepjes së pistoletës, përveç kësaj, të dhënat e ekspertizës mjeko ligjore bëjnë të diturse kalimi i plumbit në kokë dhe pozicioni i tij vërtetojnë atë që një mënyrë e tillë e të qëlluari vjen vetëm përmes një vetëvrasjeje. Gani Kamberi, u gjet i vdekur tetorin që shkoi me një plumb në pjesën e pasme të kokës në Komunën e Kasharit, pak kilometra larg banesës së së tij, buzë një përroi ku edhe familjarët hodhën dyshime se ai është vrarë dhe jo vetëvrarë por përfundimisht prokuroria vendosi që dëshmitari i denoncimit të vjedhjeve të tokave në Kashar është vetëvrarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›