Kosovë- Maqedoni në marrëdhënie diplomatike
PRISHTINE- Kosova dhe Maqedonia vendosin zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.
Pak pasi parlamentet e dy vendeve miratuan marrëveshjen për caktimin e kufijve mes Kosovës e Maqedonisë, ministrat e Jashtëm reciprokë, Skënder Hyseni dhe homologu maqedonas Antonio Miloshoski kanë nënshkruar dhe aktin e vendosjes sё marrёdhёnieve diplomatike nё mes tё Republikёs sё Kosovёs dhe Republikёs sё Maqedonisё, informon Ministria e punëve të jashtme e Kosovës.
“Tё bindur se vendosja e marrёdhёnieve diplomatike nё mes tё dy vendeve tona do t’i shёrbejë zhvillimit tё bashkёpunimit dhe tё mirёkuptimit tё ndёrjsellё si dhe interesave tё paqes dhe tё sigurisё nё rajon” - thuhet nё kёtё marrёveshje - Republika e Kosovёs dhe Republika e Maqedonisё kanё vendosur tё themelojnё marrёdhёniet diplomatike nё nivel ambasadorёsh, qё nga data e nёnshkrimit tё kёtij akti.
Tё dy vendet do tё ndёrmarrin hapat e nevojshёm qё nё kohёn e duhur tё hapin ambasadat e tyre dhe të akreditojnё ambasadorёt.
(s.g/BalkanWeb)