Shtohen ndërhyrjet e BSH në tregun e parasë
Banka e Shqipërisë duket se ka shtuar në masë të konsiderueshme ndërhyrjet e veta në tregun e parasë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, në krahasim me tremujorin e parë, kryesisht në operacionet e furnizimit të tregut me likuiditet, ndërkohë që është tërhequr ndjeshëm nga ndërhyrjet në tregun valutor.
"Për të injektuar likuiditetin, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, mesatarisht 16.68 miliardë lekë në javë si dhe instrumentin rregullues me maturim më të gjatë se një javë - marrëveshjen e riblerjes me maturim 3-mujor. Instrumenti rregullues u përdor në 5 raste, mesatarisht 3.4 miliardë lekë për ankand," njoftoi BSH në raportin për ndërhyrjet në treg për periudhën prill-qershor. Në tremujorin paraardhës, likuiditeti i injektuar me instrumentin kryesor qe mesatarisht 11.51 miliardë lekë në javë, ndërsa instrumenti rregullues u përdor në 6 raste me mesatarisht 2.4 miliardë lekë.
Për të nxitur bankat të menaxhojnë më me kujdes situatën e tyre të likuiditetit, BSH pezulloi përkohësisht pranimin e depozitave njëmujore.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009, depozita njëditore gjeti përdorim të ulët, pasi në fund të tremujorit të parë, në funksion të nxitjes së qarkullimit të likuiditetit, Banka e Shqipërisë vendosi të mos pranojë përkohësisht depozita njëditore. Vendimi për mospranimin e depozitave zgjati deri në fund të muajit maj 2009. Mospranimi i depozitave të bankave për këtë periudhë rriti vëmendjen e tyre për miradministrimin e likuiditetit, çka solli edhe përdorimin e pakët të këtij instrumenti pas vendimit për ripranimin e depozitave njëditore", njoftoi BSH.
Ndërhyrjet te kursi
Ndërhyrjet në tregun e këmbimit valutor qenë shumë më të pakta se sa në tremujorin e parë. Politika kryesore e bankës tashmë duket se është pranimi i kursit të këmbimit të vendosur në treg të hapur.
"Banka e Shqipërisë, me synim shmangien e çrregullimeve në tregun valutor, vazhdoi ndërhyrjen në këtë treg, duke shitur valutë në masën 1.93 miliardë lekë (rreth 15 milionë euro). Këto ndërhyrje u përqendruan kryesisht në muajin prill dhe maj", njoftoi BSH. Në tremujorin e parë, BSH pati shitur në treg rreth 5 miliardë lekë, ose 2.5 herë më shumë se në tremujorin e dytë. Të dhëna jozyrtare bëjnë të ditur se ndërhyrjet e BSH në tregun valutor në tremujorin e tretë kanë qenë edhe më të pakta, qoftë në blerje, qoftë në shitje. BSH ka shitur më shumë valutë nga sa ka blerë te Ministria e Financave gjatë kësaj periudhe, por diferenca është relativisht e vogël.