Aksidentohen dy ushtare te KFOR-it ne Perrenjas
Elbasan- Dy ushtarë të KFOR-it janë aksindetuar sot kur makina e tyre doli nga rruga në aksin Përrenjas-Librazhd. Të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po pritet transportimi i tyre drejt Italisë, pasi ata janë shtetas italian. Mësohet se ushtarët e KFOR-it po kalonin tranzit në Shqipëri përmes kufirit me Maqedoninë.
Makina që doli nga rruga ishte pjesë e autokonës. Në të ndodheshin shtetasit italian Pelegrina Kapco, 23 vjeç dhe Pietro Januçi 31 vjeç. Ata janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit nga ku pritet të transportohen jashte shtetit për mjekim më të specializuar. Sipas mjekëve të aksindentuarit kanë pësuar mjaft fraktura.
Ata kryenin shërbimin e tyre në Kosovë dhe po vinin në Shqipëri me destinacion portin e Durrësit. Por rreth orës 13:00 në aksin nacional Përrenjas-Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e Pishkashit automjeti tip kamion i forcave ushatarake të KFOR ka dalë nga rruga.
Mësohet se automjeti që është aksidentuar gjendej në mes të autokolonës dhe si shkak i aksidentit mund të jetë mungesa e vëmendjes së drejtuesit të makinës si dhe rruga në terren të thyer malor.