E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: "OK" ndryshimeve ne Kushtetute qe propozoi PD

Oli Xhilaga

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike jane ne koherence te plote me njera-tjetren, lidhur me amendamentin kushtetues mbi mocionin e besimit dhe te mosbesimit per Kryeministrin. Nje dakordesi e tille u vu re dje, pas berjes publike te qendrimeve zyrtare te ardhura nga kupola roze, mbi ndryshimet kushtetuese te propozuara pak dite me pare nga PD. Keshtu, me sa duket, te dy partite kryesore jane te vendosura te sigurojne mekanizmat ligjore, te cilat do t'u siguronin nje mandat te plote qeverises. Gjate dites se djeshme, kryetari i PS-se, Edi Rama, per te diskutuar pikerisht mbi keto propozime, mblodhi Kryesine socialiste, per te percaktuar pikat ne te cilat mund te punohet dhe ceshtjet mbi te cilat nuk pranohet negocim nga PS. Per t'i kaluar me pas per diskutim dhe ne Grupin parlamentar te kesaj partie.

Nenkryetari i Grupit kuvendor te PS-se, njekohesisht dhe anetar i Kryesise socialiste, Arben Isaraj, pas perfundimit te mbledhjes se ketij forumi, beri me dije se "PS bie dakord me propozimet shtese per amendamentet kushtetuese, qe lidhen me zgjedhjen e Presidentit, nepermjet kesaj procedure: 2 raunde me 3/5. Raundi i trete me 70+1, dhe raundi i katert ne popull". Gjithashtu, duke sqaruar lidhur me kete pike, Isaraj shtoi se "ky do jete nje proces zgjedhor qe do ta propozojme dhe do te zgjase nje periudhe te caktuar ditore, rreth 90 dite, e qe do te ndodhe para mbarimit te mandatit te Presidentit". Njekohesisht, nje tjeter pike, per te cilen eshte rene dakord, eshte mocioni i besimit dhe ai mosbesimit, qe lidhet me Kryeministrin. "Ajo cfare per te cilen ne jemi pro ne parim, por qe mbetemi te hapur per ta zgjidhur me reformen ne drejtesi, eshte mandati i Prokurorit te Pergjithshem dhe afati qe do t'i caktojme ketij mandati, lidhur me mandatet e tjera kushtetuese", theksoi Isaraj. Nderkohe qe Kryesia, sipas Isarajt, vendosi njekohesisht qe te refuzoje dhe te mos negocioje me asnje pale, lidhur me mandatin e Presidentit, mbarimin e tij dhe marrja e kompetencave te Presidentit, kunderfirmimi i dekretit presidencial, si dhe ndryshimet qe propozohen ne lidhje me normat kushtetuese mbi shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem.

Me vendimet e Kryesise socialiste eshte njohur po dje dhe Grupi parlamentar i PS-se.

Ligjvenesit socialiste ne mbledhje kane kerkuar qe disa pika nga amendamentet kushtetuese te propozuara nga PD duhet te diskutohen. Keshtu, burime prane ketij grupi bene me dije se deputetet kane kerkuar qe ceshtja e kalimit ne zgjedhjen e Presidentit nga populli ne raundin e 4 duhet te sqarohet, pasi ne rast se Presidenti nuk zgjidhet me 70 plus 1 do te thote qe nuk ka mazhorance qeverisese ne Kuvend. Nje tjeter pike, e kundershtuar nga deputeti socialist, Ylli Bufi, ishte ajo per te drejten e mocionit per Kryeministrin, pra kur opozita kerkon mocion, ate duhet ta shoqeroje me kandidat per Kryeminister dhe kjo eshte e papranueshme. Njekohesisht, socialistet kane kerkuar qe te diskutohet dhe per mocionin e besimit te Kryeministrit, qe sipas propozimit ai mund t'i kerkoj Presidentit qe te shperndaje parlamentin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›