E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi ndërpret bashkëpunimin për reformat, edhe pse askush nuk po i kërkon mendje

Krahas organizimit të protestave popullore një pjesë e opozitës ka kërkuar dje nga krerët e tjerë që të mos japin asnjë lloj bashkëpunimi shumicës deri në ndryshimin e qeverisë aktuale. Siç edhe mund të pritej partizani më i zellshëm i bojkotit ka qenë dje kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi. Gjatë një komunikimi me mediat, duke e mos ngurruar që të cilësojë kryeministrin Berisha “si një vrasës të popullisë civile”, kreu i PSD-së deklaroi se forca e tij politike nuk do të bashkëpunojë me mazhorancën aktuale parlamentar përderisa nuk do të ketë një ndryshim të realiteteve politike. Këtë kurs politik Gjinushi ftoi që të ndjekë mbarë opozita. Edhe Partia Demokracia Sociale ka qenë dje në të njëjtën linjë kur deklaroi opozita nuk mund dhe nuk duhet të ofrojë pakte politike mbi hirin e Gërdecit e sidomos atë për reformën zgjedhore. Gjatë një deklarate për mediat PDS u shpreh se krateri i Gërdecit nuk mund të mbulohet me reforma siç kërkon Kryeministri. “Përpjekjet e Berishës për t’ia faturuar përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit herë shërbimeve sekrete, herë Shtabit të përgjithshëm dhe herë doganave apo inspektoriateve të tij, janë përpjekje mjerane”- thuhej në reagimin për mediat.

 Re. Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›