E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetimet për videon e Metës

Në një njoftim të shkurtë dhe pa shumë detaje, kjo prokurori bën me dije se është sekuestruar kaseta filmime dhe se do të mblidhen të gjitha provat.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, pas shfaqjes së materialeve filmike të paraqitura në emisionin “Fiks Fare”, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të shtetërorë, të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet në deklaratë.

“Në funksion të këtij procedimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur të sekuestrohet kaseta filmike e shfaqur në emisionin “Fiks Fare” si provë materiale. Njëkohësisht, paralelisht me këtë sekuestrim, grupi hetimor i ngritur me këtë qëllim, po kryen veprimet e nevojshme hetimore”, vijon. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-12 13:20
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›