Kreu i LSI-së, Meta, takon Klintonin
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton. Gjatë punimeve të Samitit "Për qeverisje progresiste", që po zhvillohet në Londër, Klinton e uroi liderin e LSI-së për ftesën e marrë nga Shqipëria për në NATO. Ai, gjithashtu, shprehu kënaqësinë për pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur atë si përfundimin e një pune të mire që kishte filluar kohë më parë. Meta vlerësoi rolin e rëndësishëm që ish-presidenti Klinton dhe fondacioni i tij po japin për zhvillimin dhe qeverisjen progresiste, duke trajtuar çështjet madhore me të cilat përballet sot bota, si globalizimi, ndryshimi i klimës, rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, kriza e tregjeve financiare etj.