Xholi: Hetimi do kosto dhe profesionist
Drejtuesi i Prokurorise se Tiranes, Gent Xholi, gjate analizes 11 mujore te Policise se Tiranes, ka konstatuar nje rritje te bashkepunimit mes akuzes dhe policise. Kjo gje sipas Xholit ka sjelle edhe nje rritje te procesit te procedurave penale. Xholi ka permendur disa nga ngjarjet me te bujshme si dhe bashkepunimet e prokurorise me policine. Ne vemendje te tij ai solli falsifikimet per kartat e bankomateve, per te cilat prokuroria ka pasur informacione edhe me pare. "Hetimi ka nje kosto shume te madhe, si njerezore ashtu edhe financiare, pasi duhet leter, boje etj. Hetimi kerkon numer profesionistesh, kjo nuk plotesohet nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane", ka bere me dije dje kreu u Prokurorise se Tiranes. Sipas tij ka shume pak persona profesioniste ne Policine e Tiranes. Pese ose tre veta per cdo sektor, ku keta te fundit merren me shume gjera njekohesisht, cka sjell ne dobesim te hetimeve. Xholi ka theksuar se shume ngjarje ndodhin ne nje dite, me te cilat merren shume pak persona, gje qe sjelle edhe ne zvarritje te hetimeve per prokurorine. Kreu i prokurorise i eshte drejtuar, drejtuesve te Policise se Shtetit, qe te kene ne vemendje te tyre te projektbuxhetit te vitit qe vjen, pikerisht koston financiare, ne menyre te tille qe t'i krijohen kushte efektivave te policise, si dhe keta te fundit te kryejne punen e tyre.