Peng i lazaratasve, per nje femer
Gjirokaster- Dy vellezer nga Lazarati akuzohen se kane marre peng, per dy ore nje 19-vjecar per nje femer, qe ai ngacmonte. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen "Gerhot" te qytetit te Gjirokastres, ku banonte edhe i riu me inicialet S. K. Burime zyrtare te policise bene me dije se rreth ores 10:00 te dites se djeshme, eshte bere ndalimi i 21 vjecarit Proletar Hallaci, lindur dhe banues ne fshatin Lazarat dhe shpallen ne kerkim vellane e tij, Abdurraman Hallaci. "Ndalimi u krye pasi ne ngarkim te tyre kishte nje denoncim te depozituar kater dite me pare, per heqje te lirise ne menyre te paligjshme", tha zedhenesi i policise per kete ngjarje.
Mesohet se gjate javeve te fundit S. K., ka pasur debate te vazhdueshme me njerin prej vellezerve Hallaci per shkak te nje femre, per te cilen ai ka deshmuar se e donte. "Kater dite me pare, rreth ores 20:00, ata me kontaktuan dhe me thane te bisedojne njehere e mire ne lidhje me kete ceshtje", i ka pohuar 19-vjecari policise gjate denoncimit. Megjithese nuk ka dashur te shkonte, ai eshte marre me force nga dy te dyshuarit, nga Lazarati. Pengmarrja eshte kryer ne lagjen "Gerhot", ku banon edhe i demtuari. Sipas policise, per gati dy ore, vellezerit Hallaci e kane mbajtur peng te riun per motive te dobeta. "Pasi arrita te shkeputesha prej tyre, lajmerova menjehere sallen operative", ka mbyllur rrefimin per ngjarjen ne policine vendore i riu S. K., duke konfirmuar se shkaku i ngjarjes ishte pikerisht rivaliteti mes paleve, per nje femer.
"Menjehere pas denoncimit morem masat per ndjekjen e te dyshuarve. Mengjesin e djeshem, ne aksin Gjirokaster-Kakavije, eshte kapur edhe 21 vjecari proletar Hallaci, kurse tjetri u shpall ne kerkim", tha Gentian Mullai, zedhenes i Policise Gjirokaster.
Hallaci u kap pasi doli nga fshati
Ngjarja eshte hetuar nga zyra e Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Gjirokaster. Agjenteve u jane dashur tre dite, per te rene ne gjurmet e te dyshuarit Proletar Hallaci, i cili gjate mengjesit te djeshem zbriste ne qytet nga Lazarati. Nje postbllok policie i ka bere shenje qe te ndalonte dhe me pas eshte kryer arrestimi. Burime zyrtare thane se vellezerit Hallaci, akuzohen per vepren penale te "heqjes se paligjshme te lirise". Dosja i kaloi diten e djeshme prokurorise.