Kuliqi: Puna e pamjaftueshme
Tirane- Zevendes drejtori i Policise se Shteti Agron Kuliqi ka kritikuar dje efektivat e policise se Tiranes. Gjate analizes 11 mujore te zhvilluar ne Muzeun Kombetar, Kuliqi iu ka bere me dije te gjithe punonjesve te policise, se puna e kryer prej tyre eshte e pamjaftueshme, ne zgjidhjen e plote te krimeve. Ne vemendjen e tij u perqendruan ngjarjet pas vitit 1997 te cilet kane mbetur ne harrese. "Ka nje mungese totale ne pasqyrimin e informacioneve per sa i perket prones. Po ashtu edhe per sa i perket ceshtjes se droges, ka nje mangesi ne koordinimin me qendren ne menyre te tille, kapjen e droges ne tirane e kryesisht ne shkolla", ka bere me dije dje Agron Kuliqi. Me tej ai ka argumentuar se ne asnje rast, strukturat e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik nuk iu eshte evidentuar prona ose pasuria, ne menyre te tille qe te kryheshin hetime edhe me te imtesishme. Kuliqi ka theksuar se policia duhet te bashkepunoje shume me prokurorine, qe te ecin hetimet. Duke vleresuar punen e Avokatit te Popullit, Kuliqi ka bere me dije se do te kryhen trajnime afatshkurtra dhe afatmesme, per te gjithe efektivet e policise. Ne analizen 11 mujore moren pjese edhe drejtori i Policise se Shtetit Ahmet Prenci, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, prokurori i Prokurorise se Tiranes Gent Xholi, drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Rende, Olsion Cela, prokurori si dhe efektiva policie. Ne fjalen e tij drejtori i Policise Prenci, ka bere me dije se ka verejtur nje rritje te veprave penale te evidentuara. Me tej ai ka sqaruar se jo te gjitha ngjarjet evidentohen dhe hetohen nga ana e policise. "Shume kallezime nuk iu merren qytetareve. Nuk duhet t'u bejme cirk qytetareve duke i drejtuar nga nje komisariat ne tjetrin, nga nj sektor ne tjetrit, edhe kjo gje do te zgjidhet shume shpjet", ka sqaruar Prenci. "Dua te theksoj se puna e policise eshte nje potencial, per te shkelur te drejtat themelore te njeriut. Nese nje oficer do te mendoje se jam ne vezhgim nga Avokati i Popullit, SHKB-ja, prokuroria une do ta quaja ate te paafte. Nuk duhet te kete frike ne kryerjen procedurale ligjore, per shoqerimin apo edhe arrestimin e personave", ka mbyllur fjalen e tij drejtori i Policise se Shtetit. Gjate ketij vitit Policia e Tiranes ka pasur me shume ngjarje kriminale se nje vit me pare, ku sipas drejtorit te policise se qarkut, Hamdi Fjorem, jane evidentuar 84 per qind te rasteve te te gjitha ngjarjeve kriminale ne vend. Per kete periudhe jane regjistruar 422- vepra penale si dhe jane kryer 65 operacione te suksesshme.
Redinalda Caushaj
Redinalda Caushaj