E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter kercenuese "Bechtel-Enka" per shembjen e nje kulle 2-kateshe

Mirdite- Nje leter anonime e hedhur ne ambientet e brendshme te kompleksit te banimit, te firmes ndertuese te rruges Rreshen-Kalimash, ka vene ne alarm punonjesit dhe personelin e "Bechtel-Enka". Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ndersa Policia e Mirdites konfirmoi se ka nisur hetimet dhe shoqeroi fillimisht dy vellezer, punetore te firmes, si te dyshuar, pasi te dhenat ne leter, perkonin me banesen e tyre. Ne leter shkruhej se; "nese do te shembni kullen ne fshatin Bisake, atehere do ju hedhim ne ere, me tritol kapanonet!". Burime policore thane se letra eshte shkruar me dore, me nje shkrim jo shume te rregullt. Ne kete zone kalon edhe segmenti i autostrades Durres-Kukes-Morine. Objekt i sulmit ne rast te shembjes se kulles 2-kateshe, do te ishin kapanonet e punetoreve turq, te vendosura ne Reps te Mirdites. Mesohet se letra ishte hedhur brenda rrethimit te kampit dhe jane ngritur dyshime, per menyren se si eshte arritur te hidhej deri ne ate sektor, pasi masat e sigurise jane te larta. Policia e Mirdites eshte vene ne dijeni per ngjarjen, nga drejtuesit e firmes "Bechtel-Enka", ndersa per te zbardhur ngjarjen jane angazhuar edhe oficere te Drejtorise ne Lezhe. Pas denoncimit uniformat blu shoqeruan per disa ore ne paraburgim dy vellezer, qe banonin ne kete kulle, por asnjeri prej tyre nuk ka pranuar te jete autor. Ekspertet krahasuan shkrimin e dy te rinjve dhe zbuluan se nuk kishte ngjashmeri, ndaj te dyshuarit u liruan.

Misteri

Ende nuk eshte percaktuar momenti kur eshte hedhur letra, pasi kulla per te cilen behet fjale eshte rrafshuar dy dite me pare nga firma. Sipas burimeve nga policia po hetohet edhe ne pista te tjera, pasi mund te jene te tjere autore te letres kercenuese. Gjithsesi te dyshuarit kryesore jane pronaret e kulles se shembur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›