E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori i rivieres shqiptare

Thyente copëza guri te zi, e mbi rrafshin e gurit të bardhë pikturonte peisazhe Kështu e nisi rrugëtimin 50 vjecar, Nuri Jaupi, për tu njohur si piktori i rivieres shqiptare. 
Ai stacionon kudo, pikturon ne nivele e dimensione të ndryshme.
’’Ujvara e Bogovës’’, apo ‘’Ura e Kasabashit’’ , këto piktura murale e prezantojnë Jaupin frymëzues dhe emocional. 
Pas kaq vitesh, ai është dora ndihmese për talentet e reja ne Durrës. 
Në morine e pikturave te tij, shikimi ndalet tek ‘‘Beteja e qafës së Shkozës’’,me temë nga lufta e dytë botrore, ‘‘Motive të Tomorrit’’; ‘’Vallja e Bjeshkës’’, ‘’Kroi i fshatit’’,  ’’Në plazh’’ kompozim me motive nga qyteti i Durrësit ;’’Kënga e Malsisë’’ motive nga veriu apo edhe nga të gjitha trevat shqiptare.
Fitues i disa çmimeve, realizimi i mbi 25 ekspozita nisen nga skicat e vizatuara mbi dy gurët qe la ne vendlindje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›