E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mclleham shpreh ngushellimet per 4 efektivat

Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar, Fiona Mclleham, shprehu dje ngushellimet e saj me te sinqerta per ndarjen nga jeta te kater oficereve te policise shqiptare, e njeheresh vleresoi edhe nderimin e tyre me titullin "Deshmore te Atdheut". Mclleham shprehu ngushellimet e saj, gjate nje takimi me ministrin e Brendshem, Bujar Nishani. Gjate ketij takimi ajo theksoi, se kjo deshmon vendosmerine e qeverise shqiptare per te vijuar me te njejten force, luften kunder krimit te organizuar dhe shtoi se ne kete rruge dhe ne kete axhende te forcimit te ligjit e sigurise ne vend, qeveria britanike do te jape gjithnje mbeshtetjen e saj. Nga ana tjeter ministri i Brendshem, Bujar Nishani, duke u ndalur tek renia ne detyre e kater oficereve te policise gjate nje aksioni ne Durres, me 7 Gusht 2009, u shprehe se oficeret e policise deshmuan kuraje, guxim dhe trimeri te jashtezakonshme, me qellimin per te kryer detyren ndaj atdheut e ne te njejten kohe duke synuar deri ne fund respektimin maksimal te ligjit. Nishani theksoi se "shembulli i oficereve te policise te rene ne detyre, do te jete frymezim per luften e vazhdueshme te strukturave te Policise se Shtetit, kunder krimit te organizuar". Ministri Nishani, ka marre mesazhe ngushellimi per renien ne detyre te kater oficereve te policise, nga ambasadori i OSBE-se z. Robert Bosch, ambasadori i Republikes se Italise z. Sabba D'Elia dhe ministri i Brendshem i Kosoves z. Zenun Pajaziti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›