E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria shqiptare memorandum bashkepunimi me ate kosovare

Tirane 11 tetor NOA - Nga datat12-13 tetor me ftese te kryeprokurores se Pergjithshme Ina Rama do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne vendin tone nje delegacion i Prokurorise se Pergjithshme te Kosoves i kryesuar nga kryeprokurori Ismet Kabashi.

Sic bejne me dije burimet zyrtare te organit te akuzes per agjencine e Lajmeve NOA vizita e delegacionit te Prokurorise se Pergjithshme te Kosoves do te finalizoje dhe nenshkrimin e Memorandumit te Bashkepunimit midis titullareve te dy institucioneve.

Nderkaq eshte parashikuar qe delegacioni nga Kosova te zhvilloje nje takim me ministrin e Brendshem Lulezim Basha me kryetarin e Gjykates se Larte Shpresa Becaj dhe me ministrin e Drejtesise Bujar Nishani.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32136-prokuroria-shqiptare-memorandum-bashkepunimi-me-ate-kosovaretitleProkuroria shqiptare memorandum bashkepunimi me ate kosovaretheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›