E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapen 122 dosje per hetimin e pasurise se krimit

11/10/2010Administratori i Financave menaxhon bizneset e vena nen sekuestro

Llogarite bankare mbi 2 milion euro dhe trojet e konfiskuara

TIRANE- Plot 122 dosje hetimore qe bejne fjale per pastrimin e parave te boseve te krimit jane rihapur nga Prokuroria per Krime te Renda dhe Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit ne Ministrine e Financave e cila kryen edhe administrimin e tyre pas dhenies se vendimit nga ana e gjykates. Ky numer del nga kontrolli i dosjeve te vitit 2007 peridudhe kjo nga e cila hetuesit e krimeve te renda kane filluar verifikimet per sekuestrimin e pasurive te eksponenteve kriminale. Mesohet se vetem gjate vitit 2010 sektori i Sekuestrimit dhe Konfiskimit te Pasurive ka mare ne gjykate 8 vendime sekuestro per 24 prona dhe 14 llogari bankare. Mes llogarive te bllokuara ne bankat e nivelit te dytene shqiperi ka patur depozita edhe mbi 2 milion euro sic jane ato te dy vllezeve nga Berati Aleksander dhe Sokol Shehu. Pjesa me e madhe e dosjeve ben te rihapura nga prokuroria ben fjale per pasurite e te gjithe shtetasve qe akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per trafik narkotikesh krijim organizate kriminale apo pjesemarrje ne te vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal trafik femrash per prostitucion trafik te armeve dhe municioneve luftarake heqje e paligjshme e lirise dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit. Dy vendimet e fundit te sekuestrimit te pasurive jane ai qe ka te beje me bllokimin e 600 milion lekeve dhe tre siperfaqeve toke ne qytetin e Kavajes si dhe sekuestrimi i aktivitetit financiar te tre kompanive qe administrohen nga anetari i organizates mafioze Sacra Corona Unita Albino Prudentino dhe djali i tij Angelo Prudentino. Tre kompanitc Bet Puls Sistem Setting Albania dhe Cazino Italia jane pasurite me te fundit te bllokuara nga kjo prokurori. Ne te gjitha rastet Prokuoria e Krimeve te Renda i ka derguar gjykates kerkesen e konfiskimit te pronave dhe llogarive bankare te disa te pandehurve qe jane nen gjykim. Bashkelidhur me kete kerkese organi i akuzes ka percaktuar edhe emrin e administratorit te agjensise se Administrimit te ketyre pasurive prane Ministrise se Financave i cili i jep pronat me qera dhe me vendim gjykate cakton nje administrator ne menyre qe pronat te vazhdojne te jene ne aktivitet te paderprere financiar. Ne shumicen e rasteve keto pasuri qendrojne te mbyllura pasi qytetaret ngurojne te marin me qera keto objekte per shkak se pronaret e ligjshem te ketyre objekteve kane histori te bujshme kriminale. Nje pjese e vendimeve te dhena nga gjykata lidhet edhe me rastet kur personat kane kryer veprat penale jashte kufijve shqiptare por qe parate e fituara i kane depozituar ne shqiperi.

Vendimet e huaja

Pjesa me e madhe e vendimeve te mara nga gjykata per sekuestrimin e pasurise lidhen me kerkesat e drejtesise Italina dhe asaj Greke pasi indivite te caktuar me kombesi shqiptare kane kryer vepra te ndryshme penale ku si pasoje kane mundur te fitojne shume te medha financiare. Per kete aktivitet drrejtesite e huaja i kane kerkuar akuzes shqiptare bllokimin e pasiurive.

Vendimi i fundit

Vendimi i fundit i gjykates per sekuestrimit e pasurise se krimit ishte ai i ngrirjes se tre kompanive qe menaxhohen nga lidhjet familjare te organizates mafioze Sacra Corona Unita. Vecc bllokimit te aktivitetit prokuroria ska shkuar me tej duke i sekuestruar kapitalin financiar te tre kompanive qe drejtoheshin nga dy Prudentinot e ardhur nga teritori Italian.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›