Prokuroria, subjekt i një historie të gënjeshtërt e të motivuar politikisht për rastin Damir Fazlic

Seanca e djeshme gjyqësore kundër sekuestrimit të njëanshëm nga prokurorët të pasurive në Shqipëri të Zotit Damir Fazlic qe njëkohësisht irrituese për të, por edhe konfirmim i pafajësisë së tij. Ishte irrituese pasi avokatët mbrojtës të Zotit Fazlic shkuan në seancë të përgatitur për të demonstruar që sekuestrimi nga ana e prokurorëve është i paligjshëm nën ligjin shqiptar dhe për më tepër i gjithë hetimi është krejtësisht i pabazë, por i nxitur vetëm e vetëm nga historitë keqdashëse dhe të pavërteta rreth tij nga elementë të caktuar të shtypit shqiptar. Por, avokatët e tij e patën krejtësisht të pamundur ta bënin këtë gjë, pasi prokurorët, krejtësisht të papërgatitur për të provuar të kundërtën, kërkuan zgjatje kohe brenda së cilës të mund të përgjigjen dhe të përpiqen të justifikojnë veprimet e marra që një muaj më parë.
E sidoqoftë, fakti i thjeshtë se prokurorët e kishin të pamundur të procedonin provon vërtetësinë e qëndrimeve të Zotit Fazlic. Për më tepër, qenë vetë prokurorët të cilët në mënyrë të njëanshme imponuan sekuestrimin e pronave të Zotit Fazlic. Seanca e djeshme sugjeroi që një veprim i tillë nga prokurorët u ndërmor pa pasur një bazë të fortë për ta bërë këtë gjë. Prokurorët nuk e mohuan që ata nuk kanë fakte të ndonjë krimi të kryer nga Zoti Fazlic. Sikur prokurorët nuk të mos na kishin siguruar që më parë se ata do të vepronin në mënyrë të ndershme, të paanshme dhe të shpejtë, do të kishim menduar se ata po zbatonin strategjinë “vrit njëherë, pastaj gjej arsyen pse”, që do të binte ndesh me thelbin demokratik të shtetit në Shqipëri. Megjithatë, ndonëse besimi i tij në këtë proces është lëkundur, Zoti Fazlic vazhdon të besojë se profesionalizmi i atyre që janë përfshirë në këtë çështje do të sjellë më në fund pastrimin e emrit të tij.
Kjo zgjatje e procesit po bën të mundur që elementë të caktuar të medias të vazhdojnë fushatën e tyre të motivuar politikisht dhe të padrejtë kundër Zotit Fazlic. Rasti më i fundit i kësaj fushate ndodhi pak ditë më parë kur një gazetë pretendoi se burime të paidentifikuara të prokurorisë i kishin bërë të ditur se prokurorët kishin siguruar fakte që dëshmonin se Damir Fazlic ka përfituar ujdi shumë favorizuese për blerjen e tokave të papërcaktuara publike nga qeveria. Zoti Fazlic mohon kategorikisht që atij t'i jetë dhënë qoftë edhe një diçka e vetme nga kushdo qoftë në qeveri. Në të vërtetë, Zoti Fazlic nuk ka blerë, për çfarëdo lloj çmimi qoftë, as edhe 1 cm2 tokë publike në Shqipëri. Vetë prokurorët ia mohuan avokatëve të Zotit Fazlic që ata të kenë ndonjë informacion të tillë apo që ata të kenë folur me shtypin për një informacion të tillë. Me fjalë të tjera, raportimi nga ajo gazetë qe një gënjeshtër e zhurmshme.
Me këtë rast, ne vërejmë ironinë që, sikurse duket, tashmë vetë prokuroria është bërë subjekt i një historie të gënjeshtërt e të motivuar politikisht të medias. Dukë qenë se hetimi për ”pastrim të supozuar parash” ndaj Zotit Fazlic nisi vetëm për shkak të raportimeve të ngjashme të gënjeshtërta të disa mediave, inkurajojmë prokurorët të heqin sekuestrimin, të përfundojnë sa më shpejt hetimin e tyre dhe ta çlirojnë Zotin Fazlic nga akuzat për keqbërje. Një shtyrje tre javore nuk do të sjellë asgjë të re, sikurse edhe 3 vjet nuk do të sillnin asgjë të re, pasi Zoti Fazlic nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme.
Në të vërtetë, përcaktimi bazë i pastrimit të parave është që të ardhurat nga një krim i mëparshëm përdoren për të financuar një transaksion të ligjshëm të mëpasshëm. Ndaj nuk mund të ketë rast të pastrimit të parave kur nuk është kryer një krim i mëparshëm. Ne vërejmë se prokurorët nuk kanë identifikuar kurrë ndonjë krim që ata mendojnë të jetë kryer nga Zoti Fazlic. Kjo gjë nuk është e habitshme, pasi Zoti Fazlic nuk është hetuar kurrë, e jo më të jetë dënuar, për asnjë krim, në asnjë kohë, në asnjë vend të botës.
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se çdo njëra dhe të gjitha akuzat që janë hedhur kundër tij këto muajt e fundit nga media të caktuara apo përfaqësues të opozitës politike nuk janë gjë tjetër veçse histori imagjinare të pojektura për të dëmtuar politikisht qeverinë aktuale. Në mënyrë te vazhdueshme, këto akuza janë bërë pa asnjë referencë në çfarëdo lloj fakti të konfirmuar apo burim zyrtar e në shumë raste ato kanë rënë ndesh me informacionin e njohur publik. Kështu për shembull, ndonëse u akuzua fillimisht nga media se Zoti Fazlic kishte kryer pastrim parash pasi një kompani e pretenduar si e pavlerë ishte shitur për 1,75 milionë euro, zbulimi që në fakt kjo kompani kishte të pasqyruar në bilancin e saj tokë me vlerë 1,75 milionë euro, aset i raportuar edhe tek autoritetet tatimore, vërtetoi se këto akuza ishin krejtësisht të pavërteta. Në mënyrë të ngjashme u pretendua se në blerjen e tokave në zonën e Porto Romanos në periudhën 2006-2007, Zoti Fazlic veproi mbi informacion të fshehtë dhe të privilegjuar se kjo tokë do të caktohej park industrial. Këto pretendime injoruan faktin lehtësisht të verifikueshëm që projekti i parkut energjetik në Porto Romano ka qenë dije publike që në vitin 2004. Për më tepër, Zoti Fazlic nuk ishte as personi i parë dhe as personi i vetëm që ka blerë tokë në Porto Romano. Të paktën 13 kompani të tjera kanë blerë gjithashtu tokë në këtë zonë, shumica e tyre para se të blinte Zoti Fazlic. Madje, në këtë zonë ishin ndërtuar depozita private karburanti që para se Zoti Fazlic të bënte blerjen e parë atje.
Sado e trishtueshme, shembujt e mësipërm nuk janë të vetmit. Megjithëse, Zoti Fazlic ka demonstruar vazhdimisht se akuzat kundër tij janë të pabaza, pas çdo akuze të provuar e pabazë, rishtas ngrihen akuza te reja. Për këtë arsye, duke qene se duket a pamundur për të ndaluar këtë vërshim shpifjesh e pretendimesh të pabaza, ne përfitojmë nga rasti për tu kujtuar të gjithë atyre që janë përgjegjës për botimin e shpifjeve të motivuara politikisht rreth Zotit Fazlic dhe bizneseve te tij, se veprimet e tyre nuk kalojnë pa u vënë re dhe ata mund të bëhen përgjegjës përpara ligjit. Ndoshta disa elementë të medias në Shqipëri mendojnë se njerëzit janë budallenj, se njerëzit besojnë çdo gjë që lexojnë dhe se në Shqipëri individi është fajtor derisa të provohet i pafajshëm. Zoti Fazlic nuk ndan një mendim të tillë të ulët për njerëzit apo për ligjin. Kjo është arsyeja që ai dëshiron t'i çojë përpara projektet e tij në Shqipëri, duke ndihmuar kështu edhe në krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenies së vendit. Sidoqoftë, për shkak të hetimit këto plane janë në pritje e projekti i tij i rrezikuar.
Ndonëse Zoti Fazlic vazhdon të jetë i shqetësuar nga mungesa e profesionalizmit e disa mediave shqiptare dhe nga dështimi i tyre për të respektuar standardet etike dhe profesionale, ai mbetet i palëkundur në respektimin e ligjeve të Shqipërisë dhe pret me padurim që prokurorët të përfundojnë hetimin e tyre në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Ai mbetet me besimin e plotë që hetimi do ta shfajësojë krejtësisht.
* Avokati i shtetasit britanik Damir Fazlic
...